May 23, 2023
 in 
Studime

Përse janë kaq të dëmshme dietat e forta dhe të shpejta?

S

a herë ju ka ndodhur që keni menduar me vete:

“Më duhet të humbas kile shpejt sepse vera erdhi. Le të filloj  me një dietë të fortë dhe të shpejtë.”
Dhe filloni të torturoni veten duke u kënaqur nga rezultatet e para. Por harroni që kilet e para që bien janë ujrat dhe ato hiqen shumë shpejt. Vështirësia vjen te heqja e dhjamit. Gjithashtu duhet të dini që kilet që hiqen shpejt, fitohen po aq shpejt.

Por cilat janë dëmet e mëdha që sjellin këto dieta që ndonjeherë mund të jenë edhe të parikuperueshme?
Dieta të shpejta janë ato dieta të cilat karakterizohen nga një reduktim masiv i kalorive, me eliminim të njërit apo tjetrit grup të ushqimi. Ju do të vëreni se do të ndiheni gjithë kohës të uritura, kjo pasi nuk merrni kaloritë e nevojshme. Gjithashtu energjia do të jetë e pamjaftueshme per aktivitet e ditës.

Dietat e forta zvogëlojnë metabolizmin. Zvogëlimi i tij do të bëjë që trupi juaj të bjerë në peshë në fillim e më pas të qëndrojë pa lëvizur fare. Madje kur të ndërprisni dietën do të shihni që do të rifitoni dyfishin e kileve të hequra.

Pothuajse shumica e dietave të shpejta rekomandojnë marrjen me shumicë të proteinave. Kjo vë në rrezik shëndetin tuaj. Proteinat kanë përmbajtje tejet acidike dhe gjatë tretjes së tyre, tërë përmbajtja do të kalojë në gjak. Si rezultat i kësaj, do të paraqitet një rënie e nivelit të kalciumit nga eshtrat, i cili lidhet drejtpërdrejtë me paraqitjen e osteoporozës.

Këto dieta gjithashtu ju detyrojnë të hiqni dorë tërësisht nga karbohidratet.  Por karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë, të cilat organizmi ynë i shfrytëzon për konvertimin e sheqernave natyrale (polisakarideve) në glikogjen, i cili më pas, ruhet në mëlçi. Nëse do ti eliminoni tërësisht, qe trupi te kete sadopak energji duhet të shpenzohen rezervat e glikogjenit nga mëlçia, pastaj nga rezervat e yndyrave dhe kështu do të vijmë në një pikë ku në organizmin tonë do të çrregullohet niveli i natriumit si një elektrolit shumë i rëndësishëm. Për të balancuar nivelin e natriumit, organizmi ynë do të shpenzojë sasi të madhe të ujit dhe humbja e peshës do të shndërrohet në humbje të ujit, duke u bëre tejet e rrezikshme për shëndetin.

Stomaku juaj do të dëmtohet nga këto dieta dhe mund të fillojë të reagojë keq ndaj ushqimeve të caktuara. Ndërsa mbani dieta të forta do të ndieni vazhdimisht simptoma si : marramendja, lodhja, aroma e keqe nga goja, çrregullimi i ritmit të zemrës dhe dehidrimi.

Mund të përjetoni gjithashtu depresion ose çrregullime të së ngrënurit që mund të përkeqësohen dhe të kthehen në bulimi ose anoreksi.
Prandaj kujdes si e trajtoni trupin. Ai është tempulli juaj për gjithë jetën.

A te dobeson vertet uji me limon? Klikoni linkun per te mesuar me shume.