elen Cosmetics është një nga firmat shqiptare të Make up, tashmë e afirmuar në treg prej shumë vitesh.
Që në fillimet e saj ka sjellë risi me produktet e veçanërisht me paletat. Super të pigmentuara, të lehta për tu përdorur, me ngjyra perfekte që pë rhapen lehtë Selen rrembeu vëmendjen e të gjithëve.
Koleksioni i fundit i paletave të Selen Cosmetics i dedikohet i gjithi dashurisë. Ai përmban 4 paleta fantastike për ju e më poshtë do të shihni se si duket secila prej tyre.
Ekstazë
Si pjesë e koleksionit të dashurisë kjo paletë është kaq e veçantë. Ajo përmban tone të ndryshme nga më të lehtat deri tek ato më të ndezurat që duan pikërisht guxim për tu përdorur. Nëse eksperimentoni shpesh me lookun tuaj paleta Ekstazë është opsioni që ju duhet!

Mëkat
A nuk do të ishit kuriozë ta provoni këtë paletë që nga emri që ajo mban?
Brenda saj do gjeni 9 tone matt dhe 6 me shkëlqim, në ngjyra të ftohta dhe të ngrohta. Mund të quhet paleta e të gjithëve sepse mund ta përdorni në përditshmëri por dhe në raste kur do guxonit të ishit pak “mëkatare”.

Pasion
E keni parasysh atë momentin kur duhet të grimoheni por skeni asnjë ide dhe shkoni gjithmonë te ajo zgjedhja e sigurtë që ju pelqen gjithmonë? Prandaj ju duhet kjo paletë plot me ngjyra toke dhe nuanca të ndryshme të saj. Jam e sigurt që do të jetë pjesë e rutinës suaj sapo ta hapni sepse looku me tonet neutral është më në modë se kurrë.

Romancë
Koleksionit dedikuar dashurisë, nuk mund ti mungonte edhe paleta Romancë. Ashtu si një romancë e bukur ajo vjen plot me ngjyra të ngrohta dhe shumë të pigmentuara,disa matt dhe disa me shkëlqim.

Selen ka sjellë një standart tjetër ne treg përsa i përket paletave. Duke zgjedhur gjithmonë cilësinë më të lartë të produktit, edhe paketimi aq i bukur të bën për vete.
Klikoni linkun më poshtë për tu njohur me produkte të tjera nga Selen Cosmetics