jithmonë vetullat janë konsideruar si një tipar shumë i rëndësishëm tek vajzat pasi i japin definicion syrit dhe e nxjerrin atë në pah.
Çdo periudhë ofron një trend të ri të modelit të vetullave. Nëse dikur ishin në modë vetullat e holla, sot preferohen në masë vetullat e mbushura dhe të gjata.

Disa vite më parë Microblading ishtë kryefjala e punimit të vetullave ndërsa tani një taktikë e re po bëhet çdo ditë e më e kërkuar. Quhet Powder Brows!
Por si realizohet dhe çfarë efekti ka?
Metoda Powder Brows është një nga teknikat më të reja që estetistët po përdorin për mbushjen e vetullave dhe për ti bërë ato të duken perfekte. Kjo metodë jep një rezultat me efekt të butë, të ngjashëm me vetullën natyrale.

Efekti i pluhurit bëhet me një teknikë hijezimi duke përdorur një gjilpërë të vogël për të vendosur pigmentin në lëkurë.
Powder brows përdoret për të dendësuar vetullat dhe njëkohësisht sfumuar ato, në mënyrë që gjithmonë të duken të kuruara dhe të definuara.

Zakonisht duhen dy seanca për të marrë rezultatin e duhur. Efekti zgjat nga një deri në 3 vite.
Nëse kërkoni një vetull sa më natyrale, Powder Brows është metoda ideale për ju.
Lexoni më shumë për metoda të tjera të punimit të vetullave duke klikuar linkun më poshtë
https://www.revistakozmetike.al/posts/microblading-apo-powdered-blending