Jul 19, 2022
 in 
Trendet

Prerjet e flokeve trend për këtë verë

T

rendet në botën e bukurisë ndryshojnë shumë shpejt, saqë ndonjëherë është e vështirë t’i ndjekësh të gjitha. Vit pas viti ne shikojmë trende të reja, por edhe rikthim të trendeve të vjetra. Ama sa më shumë kohë kalon trendet bëhen edhe më të çuditshme, dhe për të cilat duhet goxha guxim për t’i provuar.

Prerja e ujkut

Këtë vit Tiktoku e solli fuqishëm trendit e flokëve Wolf Cut ose stili i ujkut. Për më shumë informacione rreth këtij trendi, mund të lexoni artikullin

Heartthrob Bobs

Stili i flokëve që ishte kaq i famshëm gjatë viteve 90, rikthehet edhe këtë verë. Flokët e shkurtëra , që vijnë shtresa shtresa duke krijuar onde të lehta dhe prekin mollëzat, janë padyshim një stil i guximshëm që po e shohim shpesh.

Baluket e ngushta

Baluket e ngushta janë një hibrid midis një balukeje të shkurtër dhe të rritur. Ky stil flokësh duket të jetë  frymëzuar nga vajzat franceze, e parë së fundmi në Emily Ratajkowski gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Ky model ofron më të mirën e të dy botëve.