dimë vajza, që shumica prej jush do donit që ato serumet që rrisin qerpikët të vepronin menjëherë.
Na vjen keq të zhgënjejmë shpresat tuaja, dhe tonat, por kjo nuk është e mundur. Një serum qerpikësh, madje edhe më i shpejti, ka nevojë për të paktën 2 javë para se të tregojë rezultate të konsiderueshme.
Ajo çfarë duhet të konsideroni kur blini një produkt të tillë janë dy-tre aspekte:
Delikatesë: Primare vjen siguria e produktit, pra sa safe është. Blerja e një serumi delikat që nuk shkakton acarim ose kruajtje, nuk mund të mungojë në mesin e kërkesave të një artikulli cilësor.
I lehtë për tu përdorur: Një serum qerpikësh duhet të jetë i thjeshtë për t’u aplikuar, pse jo edhe edhe i shpejtë, në mënyrë që të mos ju dekurajojë dhe të mos humbni interesin për ta përdorur atë.
Hidratimi: Është shumë e rëndësishme të hidratoni qerpikët, veçanërisht ato të sapo lindura, në mënyrë që të rriten të shëndetshëm dhe të fortë.
Rezultatet: E fundit por jo nga rëndësia është arsyeja pse po e blejmë. Duhet të sjellë rezultate konkrete në një maksimum prej një muaji.