May 1, 2023
 in 
Produkte

Produktet bestseller nga Cerave

C

erave është një markë ekonomike për kujdesin e lëkurës. Me vite eksperiencë tashmë në tregun botëror, Cerave është spikatur si një brand mjaft efektiv.
Sekreti i  CeraVe qëndron në ekspertizën pas formulimeve të saj të përpikta.

Megjithatë disa produkte funksionojnë për disa lëkura dhe për disa të tjera jo. Por Cerave ka disa produktet bestseller që kanë spikatur si më të mirat dhe më të shiturat. Hidhini një sy dhe na tregoni nëse kanë funksionuar dhe për ju.
CeraVe Moisturizing Cream
Vjen në një paketim të madh dhe konsiderohet si një hidratues tepër efikas.  Është i pasur me ceramide. Ndihet i trashë dhe kremoz në fillim, por përhapet lehtësisht mbi lëkurë ndërsa e aplikoni, duke lënë pas saj një shtresë hidratimi të butë pa asnjë pikë yndyre. Është padyshim një nga formulat më të pasura në linjën e Cerave, duke e bërë atë ideale për lëkurën e thatë, ose për trajtimin e njollave të lëkurës së thatë duke përfshirë ekzemën.

CeraVe Daily Moisturizing Lotion
Është një produkt me teksturë të lehtë. Ky hidratues është gjithashtu i pasur me  acid hialuronik. Është një teksturë më e butë që zhytet në lëkurë ndërsa aplikohet  dhe mund të përdoret edhe për trupin. Formula vjen pa aromë dhe përshtatet edhe për llojet më të ndjeshme të lëkurës.


CeraVe Hydrating Facial Cleanser
Ky larës tepër i butë me lëkurën është një nga produktet klasikë të brandit.  Është një nga tre produktet e para që Cerave hodhi në treg në fillimet e saj. Ai vazhdon të mbetet i preferuari i shumë përdoruesve. Formula pastron butësisht dhe heq grimin, papastërtitë dhe yndyrat nga dita pa e lënë lëkurën të zhveshur. Është formuluar me ceramide dhe  me acid hialuronik. Në vend që të lërë lëkurën të ndjehet e thatë, ky pastrues e lë atë të ndjehet elastike  dhe e freskët.

CeraVe Makeup Removing Cleanser Balm
Produkti në fjalë është trend i momentit. Balsami duket i fortë, por me një rrotullim të gishtit në sipërfaqe ai fillon të shkrihet duke bërë të mundur  aplikimin lehtësisht në të gjithë fytyrën tuaj. Shpërndan grimin duke përfshirë formulat më kokëforta të papërshkueshme nga uji dhe njollat pa asnjë fërkim agresiv dhe e fshin butësisht të gjithë. Formula është e mbushur me vaj jojoba dhe ceramide të cilat bëjnë një pastrim të butë ideal për çdo lloj lëkure, madje edhe më të ndjeshmen.

Kliko linkun per te mesuar me shume rreth produkteve bestseller nga Huda Beauty.