Apr 19, 2023
 in 
SkinCare

Produktet më të shitura nga La Roche Posay

L

a Roche Posay është një ndër market më të njohura përsa i përket kujdesit të lëkurës.Ka krijuar një gamë të gjerë produktesh duke dhënë zgjidhje për çdo problematikë të fytyrës. Sfondi francez i farmacisë së kësaj marke do të thotë se ata fokusohen në shëndetin e lëkurës përpara tendencave. Këto produkte kanë të bëjnë me mbrojtjen e barrierës së lëkurës tuaj dhe për të mbajtur ate të qetë dhe të butë.

Sipas një grupi dermatologësh dhe ekspertësh opsionet qëdo tju rendisim më poshtë konsiderohen si produktet më të preferuara nga bleresit.

LA ROCHE-POSAY ANTHELIOS UVMUNE 400 ULTRA LIGHT SPF50+

Ky krem dielli është magjik. I lehtë, likuid, me mbrotje 50 është perfekt për çdo stinë. Nuk ngjit dhe nuk krijon irritime në lëkurë. Gjithashtu është riformuluar për ta bërë atë të funksionojë edhe më mirë.

LA ROCHE-POSAY CICAPLAST BAUME B5

Do të quhej ndryshe kremi mrekulli bërës. Kur gjërat bëhen vërtet keq, ky është produkti më i mirë absolut i La Roche-Posay për të rikthyer lëkurën në gjendje normale. Ka një teksturë të trashë dhe për këtë duhet të keni kujdes me sasinë që përdorni. Është super i fuqishëm dhe bën që lëkura të reagojë shpejt. Gjithmonë pas trajtimeve të vështira të fytyrës apo nëse një produkt ju ka irrituar zgjidha është Cicaplast. Mund ta konsideroni fare mirë si një ilaç për fytyrën tuaj.

LA ROCHE-POSAY EFFACLAR GEL CLEANSER

Me siguri keni dëgjuar për këtë larës, veçanërisht nëse vuani nga aknet. Është një nga larësit më të mirë që linja LRP ofron. Pas pastrimit me këtë, lëkura është e freskët dhe e pastër pa atë ndjesinë e pastërtisë pothuajse të kruajtjes.

LA ROCHE-POSAY NIACINAMIDE B10 SERUM

Niacinamide është një zgjedhje e shkëlqyer për pigmentimin, sepse ndihmon në trajtimin e shumë shkaqeve themelore. Ky është një opsion perfekt, pasi niacinamidi ka të bëjë me reduktimin e inflamacionit dhe pigmentimit. Kjo formulë e përqendruar përdor 10% niacinamide, të përzier me acid hialuronik për të hidratuar lëkurën duke ndihmuar në zbehjen e këtyre shenjave. Lëkura juaj do të duket më e ndritshme dhe e freskët brenda një jave.