ji michellar i Garnier është i famshëm për punën e mirë që bën. Ai heq shtresat e grimit pa shumë mundim. Është gjithashtu shumë i preferuar nga blerësit për shkak të çmimit të tij ekonomik. Pa shpenzuar shumë përfiton një pordukt që e bën punën e tij mrekullisht.

Por Garnier do tju surprizojë me produktin e ri që sapo ka lançuar. Bëhet fjalë për një heqës make up-i në trajtë xhelii cili ka ngjyrë të zezë sepse përmban qymyr. Është një produkt që konsiderohet edhe tonik pastrues që thith butësisht sebumin e tepërt për rezultate të përsosura. Ai ndihmon në minimizimin e poreve të dukshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Kjo formulë me ujë pelte me qymyr, me lehtësi largon vajin dhe pastron pa e tharë lëkurën. Micelat në ujin micellar veprojnë si magnet të vegjël që kapin dhe largojnë papastërtitë, kremrat kundër diellit dhe grimin.. Pa shpëlarje, pa fërkim dhe pa mbetje. Ky pastrues fytyre i gjithë-në-1 është i shkëlqyeshëm për lëkurën e prirur ndaj akneve, lëkurën e yndyrshme, lëkurën e thatë dhe lëkurëne ndjeshme.

Ky pastrues hidratues është vegan dhe nuk përmban vaj, aroma, parabene, sulfate ose silikon. Gjithashtu është testuar klinikisht për sigurinë në lëkurën e prirur ndaj akneve.