Jul 3, 2023
 in 
Estetikë

Provoni këtë maskë flokësh e na falenderoni më vonë.

L

ufta për të pasur flokë të shëndetshëm duket si një luftë që nuk mbaron kurrë. Përkundrazi sapo sheh një përmirësim, ti duhet përsëri të luftosh të gjesh risi për të avancuar me procesin e rregullimit të tij. E armët me të mira që do të keni në këtë luftë janë maskat e trajtimet e flokut. Maska të blera apo të bëra në shtëpi,pak rëndësi ka. Në këtë artikull do të gjeni një maskë për të cilën vajzat betohen që ka bërë mrekulli me flokët e tyrë të dëmtuar.

Në një tas të vogël hidhni dy lugë majonezë dhe dy lugë vaj kokosi. Shtoni më pas dy lugë mjalt dhe një të verdhë veze.Përzieni mirë që përbërja e fituar të jetë homogjene.

Aplikojeni në të gjithë flokun. Më pas lëreni të veprojë për plot 30 minuta.

Pas kësaj shplani mirë flokët tuaj. Duke qënë se maska ka përbërje mjaft të trashë duhet ti shkumoni dy herë flokët. Për të parë rezultate përsëriteni këtë maskë dy herë në muaj.

Klikoni linkun per te mesuar nje maske mjaft efektive japoneze per fytyren.