Feb 15, 2023
 in 
Produkte

Pse Cicaplast është produkti më I shitur I momentit nga LRP?

C

icaplast Baume B5 është produkti më i famshëm momentalisht i linjës LRP dhe kjo jo pa arsye. Ai konsiderohet si një hidratues riparues shumë i fuqishëm. Përbëhet nga një formulë intensive me  Madecassoside e cila siguron rikuperim optimal të barrierës mbrojtëse  së lëkurës.  

Cicaplast përmban gjithashtu Pantheol e njohur si vitamina B5 që bën të mundur qetësimin e shpejtë të irritimive dhe akneve.Në brendësi të tij do të gjeni  gjithashtu zink bakër dhe mangat.

Ky krem zbut, ushqen, mbron lëkurën e thatë dhe promovon riparimin e funksionit mbrojtës të barrierës së lëkurës.

 

Cicaplasti u pershtatet lëkurave shumë të ndjeshme,lëkurave me thatësi ekstreme,gjithashtu edhe lëkurave ndaj të cilave janë bërë  ndërhyrje të forta si psh dermapen.

Ai do tju qetësojë aknet në kohë shumë të shpejtë. Do tju ndihmojë  në mposhtjen e thatesisë së lëkurës,rikuperimin e njollave dhe zonave te vrazhda. Redukton gjithashtu edhe skuqjen e lëkurës.

Aq delikat është ky krem sa rekomandohet të përdoret edhe në lëkurat e bebeve.

Nuk ka aromë dhe ka nje teksturë si balm jo të yndryshëm të pasur gjithashtu me ujë termal.. Nëse e perdorni në sasinë e duhur dhe e shperndani mirë nuk le njolla të bardha në fytyrë.

Mjeket e rekomandojnë Cicaplast nga LRP për të gjitha llojet e lëkurave. Gjithashtu ata theksojnë se perveç lëkurës së fytyrës, cicaplast është tepër efektiv edhe për tu aplikuar në trup dhe në buzë.

Lexo me shume per kujdesin rreth lekures dhe perdorimit te vitamines c duke klikuar linkun.