Apr 11, 2023
 in 
Estetikë

Pse depilimi me brisk është kaq i sikletshëm?

M

e ardhjen e verës, një nga problemet më të mëdha të vajzave është depilimi. Të përdorësh një brisk është mënyra më e shpejtë kur e keni urgjente. Por nuk është dhe aq efikas. Cilat janë disa nga arsyet pse depilimi me brisk shkakton kaq shumë siklete?

Së pari edhe pse duket si mënyra më e shpejtë kërkon shumë përkujdesje për lëkurën. Ju duhet të përgëtisni  lëkurën para depilimit duke e eksfoliuar dhe gjithashtu duhet ta hidratoni mirë atë pas heqjes së qimeve. Gjithashtu mos harroni rrëmujën që lini pas.

Sa shpesh ju ka ndodhur që gjatë depilimit me brisk priteni, ju krijohen plagë apo edhe inflamacione. Nuk mungojnë as djegiet pas procesit. Gjithashtu personat me lëkurë të ndjeshme mund të përballen me futjen e rrënjës së qimes nën lëkurë, e cila më pas krijon pikat e zeza në trup.

Depilimi me brisk është një process afatshkurtër. Shumë shpejt qimet rishfaqen dhe ka gjasa që të shumëfishohen e të bëhen më të zeza. Kur qimet dalin përsëri ato shkaktojnë një ndjesi bezdie sepse janë të shkurtra dhe të mprehta.

Si konkluzion depilimi me brisk është i shpejtë por sjell shumë probleme më pas. Përpiquni ta shmangni.

Lexoni me shume rreth depilimit me lazer duke klikuar linkun.