Jan 31, 2023
 in 
Estetikë

Pse epilimi me laser duhet të bëhet në dimër

E

pilimi me laser ose ndryshe heqja e përhershme e qimeve po preferohet masivisht nga vajzat kohët e fundit.

Të gjitha do të donim një lëkurë të butë, të lemuar e mos të shqetësoheshim sa herë të na duhet të veshim një fustan dhe nuk jemi të depiluara. Përpos kësaj procesi i heqjes së qimeve me metoda të tjera duhet bërë periodikisht dhe është i dhimbshëm.

Kështu që zgjidhja është pikërisht epilimi me laser.

E nëse keni vendosur ta bëni, më lejoni tju shpjegoj pse jeni në kohën e duhur.

Ky proces këshillohet të mos bëhet gjatë stinës së verës. Kjo pasi nga ekspozimi ne diell të fortë lëkura bëhet super e ndjeshme ndaj hiperpigmentimit.  Gjithashtu mund të krijohen irritime ose shenja që mbeten në lëkurë.

Duke qënë se procesi i epilimit do disa seanca për të përmbushur qëllimin e tij, kjo periudhë është e duhura për ta filluar pasi do të keni kohë të mbyllni gjithë seancat deri në verë.

Stina e verës do tju gjejë ne plazh, me bikini dhe te pa shqetësuara për depilimin e qimeve te tepërta.