Mar 1, 2023
 in 
Makeup

Pse njerëzit po ankohen për blushin e Kylie Jenner

K

ylie Jenner ka arritur të ketë mjaft sukses me linjën e saj të make up. Shumë produkte janë bërë viralë, mes tyre dhe blushi në shade Winter Kissed.

Ai vjen në ngjyrë rozë të lehtë dhe është konsideruar si një version më i lirë i blushit viral të Dior Backstage.

 

Por së fundmi në rrjet shumë ankesa i janë adresuar kompanisë së Kylie.

Njerëzit pretendojnë se blushi nuk ka më të njëjtin tonalitet që kishte disa muaj më parë edhe pse akoma mban të njëjtin emër. Ai tani vjen me shume ne nje roze te ndezur sesa te lehte siç ishte dikur.

As vet Kylie nuk ka bërë asnjë lajmërim për ndryshimin e formulimit të këtij produkti.

Blerësit janë shprehur shumë të zhgënjyer sepse prisnin të kishin dicka tjetër ne duar kur e blenë këtë blush. Ata vazhdojnë të kërkojnë një shpjegim prej brandit por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Ndiqni kete video te njeres prej vajzave qe tregon ndryshimin e blushit.

Klikoni linkun per te mesuar me shume rreth bronzerave me te pelqyer te momentit.