Mar 29, 2023
 in 
Studime

Pse pyetja “A je shtatzanë?” është kaq e sikletshme?

N

dodh shpesh që presioni që na bën shoqëria të kthehet në një stres të vërtet. Sapo një çift martohet, pyetja që do ti shoqërojë gjithë kohës është: “Kur do ta bëni bebin?”.

Nisur dhe nga komentet në rrjetet sociale por dhe nga përditshmëria, sapo njerëzit shohin se dikush ka fituar disa kile më shumë, pyetja e parë që do bëjnë është:

“Mos je shtatzanë?”

Vajzat vihen shpesh në siklet nga pyetje të tilla dhe arsyet janë të shumta.

Ti evidentosh dikujt peshën duke aluduar mbi një shtatzani të mundur nuk është aspak e bukur. Ka faktorë të ndryshëm pse një individ shton në peshë. Ndonjëherë kjo gjë vjen si pasojë e problemeve të ndryshme shëndetësore dhe nuk e kontrollon dot. Prandaj nuk është bukur tja vësh në dukje.

Shpesh çifte të rinj përballen me infertilitetin. Edhe pse provojnë e dëshirojnë shumë një fëmijë, ai nuk po vjen. Imagjinoni pak sa të lodhur mendërisht dhe të mërzitur mund të jenë. Përveç problemit që kanë iu duhet të përballojnë edhe presionin shoqëror.

Ka çifte të tjera që nuk dëshirojnë fëmijë momentalisht për shkak të rrethanave, Ashtu siç ka dhe të tjerë që nuk kanë si qëllim krijimin e një familjeje. Ti vendosësh pëpara pyetjes “Kur do ta bëni bebin?” nuk është një gjë për tu vlerësuar. Ҫdo kush e di vetë se cili është qëllimii tij në këtë jetë dhe se si dëshiron ta kalojë atë. Jetoni dhe lërini të tjerët të jetojnë!