ë gjithë e dimë që tregu i bukurisë është pushtuar nga sipërmarrës të ndryshëm që kërkojnë gjithmonë të sjellin risi. Produktet e make up sa vijnë dhe shtohen dhe ndonjëherë konkurrenca bëhet tepër e vështirë.
Por Selena Gomez ja doli të ishte një sensacion në industrinë e bukurisë. Brandi i saj Rare Beauty, edhe pse pak vitë në treg, është një nga më të shiturit në gjithë botën.
Por çfarë e bën këtë brand të preferuarin e të gjithëve?

Rare Beauty ka sjellë në treg produkte tepër cilësore. Edhe pse Selena ishte mjaft e njohur dhe kjo i dha brandit një shtysë më tej,ajo nuk abuzoi me emrin e saj. Blerësit kanë shije të ndryshme por të gjithë e gjejnë veten te të paktën një produkt i kësaj firme. Kujtojmë që shumë prejt yre u bënë viralë. Në të gjithë internetin, njerëzit komentojnë se si blushi i famshëm likuid është tepër i pigmentuar dhe zgjat gjatë.

Ҫmimi është një tjetër pikë e fortë e Rare Beauty. Nuk konsiderohet si një firmë e lirë por as shumë e shtrenjtë. Produktet kanë çmime të përballueshme.

Skuadra e marketingut është mjaft e organizuar dhe shumë aktive në rrjete sociale. Ata krijojnë kontent tërheqës dhe kanë impakt te ndjekësit. Gjthashtu kujdesen të mbajnë komunikim me blerësit edhe online duke ju kthyer shpesh përgjigje,pyetjeve të tyre.


Dhe pika më e fortë e brandit është konsideruar pikërisht themeluesja e tij,Selena Gomez. Këngëtarja dhe aktorja është evidentuar gjithmonë si një nga personazhet më të dashur të show bizzit. Ajo ka krijuar një imazh të bukur te ndjekësit duke qënë gjithmonë e qeshur dhe e thjeshtë në sytë e tyre. Gjithashtu ka ndikuar dhe historia e saj me Justin Bieber ku në trekëndëshin e formuar me Hailey Bieber, ajo u konsiderua si personi që u lëndua. Menjëherë fansat i dhanë gjithë mbështetjen Selenës.

Edhe në ngjarjet e kohëve të fundit, sa herë Hailey është munduar ta bullizojë,i gjithë Tik Tok u kthye në një mbështetës për Rare Beauty dhe individët filluan të blinin produkte përsëri për të mbështetur Selenën.

Me dashje apo jo, Selena Gomez ka arritur gjithmonë të shfaqi anën e saj më të mirë dhe kështu ja ka rrëmbyer zemrën mbështetësve dhe sot është gruaja më e ndjekur në Instagram.Gjithashtu një sipërmarrëse shumë e sukseshme.

Informohuni me shume se cilat jane poduktet me te shitura nga Huda Beauty duke klikuar linkun.