a ujë nuk ka jetë. Për një jetesë të shëndetshme të gjithë mjekët rekomandojnë konsumimin e shumtë të ujit.
Kjo vlen edhe për fytyrën tuaj. Benefitet që ai sjell janë aq të mëdhaja, kështu që bëjini një nder lëkurës suaj dhe përpiquni të konsumoni të paktën 3 litra ujë në ditë.

Çfarë të mirash do ju sjelli?
Ai ndikon në përmirësimin e lëkurës suaj sepse është një nga elementët kryesorë në hidratimin e lëkurës.

Lëkura juaj ka nevojë për ujë për të mbajtur një aparat hidratues të fortë dhe për të mbajtur një nivel të lartë të hidratimit për të qëndruar e lëmuar dhe e shëndetshme.

Nëse ajo nuk arrin të hidrohet siç duhet, ajo mund të bëhet e thatë, e ënjtur dhe më e prekshme ndaj dëmtimit të shkaktuar nga faktorët e jashtëm si dielli, erërat e ftohta dhe ajri i ndotur. Pra në çdo stine ai është thelbësor.

Mungesa e ujit ne trupin tuaj mund të sjellë një lëkurë të ftohtë, të thatë dhe të acaruar.
Gjithashtu kjo do të ndikojë nëformimin e njollave ,rrudhave dhe akneve.
Lëkura juaj do të humbasë elasticitetin.
