omuniteti i influencerve ne TikTok sa vjen e rritet, e gjithashtu dhe buja e tyre.
Ditët e sotme të jesh influencer, do të thotë të jesh një person që krijon një lloj materiali të caktuar, dhe publiku të të pëlqejë dhe të të ndjekë për këtë gjë.
Influencerat, nga vetë emri i tyrë , kanë shumë ndikim tek publiku i gjerë. Sidomos kur vjen puna tek reklama dhe antireklama.
Një produkt që ka bërë shumë bujë në TikTok kohët e fundit, ka qënë fondatina e fundit nga Bobbi Brown e quajtur ‘What the Foundation’ .
Kjo fondatinë në fakt është ndryshe nga fondatinat e tjera, pasi ka si bazë ujin dhe qëllimi i kësaj fondatine është që të japë një mbulim minimal, por që lëkura të duket sa më natyrale dhe me shkëlqim.

Në fakt, kjo fondatinë ka shkaktuar polemika të mëdha në rrjet , pasi disa influencërs nuk e përqafuan si koncept, dhe nuk e pëlqyen si produkt. Disa të tjerë e pëlqyen dhe e vlerësuan shumë, pasi Bobbi Brown njihet për konceptin e grimit të lehtë dhe sa më natyral.
Një video që ka nxitur shumë reagim në publik, ka qënë nga një influencër që quhet Meredith Duxbury. Nëse emri nuk ju thotë gjë, mjafton t’ju kujtojmë videot e saj ku ajo ka si stil përdorimin me sasi shumë të larta të fondatinës, të cilën më pas e përhap me duar.

Në fakt videot e saj , kanë shkaktuar përgjithësisht shumë reagime të ndryshme pikërisht për këtë arsye , dhe ishte pikërisht kjo mënyra që Meredith përdori edhe Fondatinën e Bobbi Brown, duke mos arritur rezultate të mira , pasi fondatina nuk u përhap , por u shpërbë.
Komentuesit e kryqëzuan Meredith, pasi sipas tyre ajo po e përdorte në mënyrë shumë të padrejtë këtë produkt , pasi formula e kësaj fondatine nuk është njëlloj me fondatinat e tjera të mirëfillta, dhe që ajo nuk ndoqi instruksionet e publikuara nga faqja zyrtare.
Një reagim ironik bëri edhe vetë Bobbi Brown, ku nëpërmjet nje videoje ironizoi sasinë dhe metodën e Meredith për përhapjen e fondatinës, duke e quajtur sikur ky qënka trendi i fundit i përhapjes së kremit pudër.
Rrjeti u nda në dy pjesë, duke gjykuar dy reagimet që u bënë, duke i konsideruar këto veprime si toksike dhe të pamatura.
Ju si mendoni? Kush ka të drejtë nga të dyja?