Aug 25, 2022
 in 
Personazh

Pse u "kryqëzua" Kylie kur vizitoi laboratorin ku krijohen produktet e saj?

N

ë fakt nuk është çudi që çfarëdolloj gjëje që familja Kardashian-Jenner bën, të bëjë shumë zhurmë në rrjet.

Para pak ditësh  Kylie Jenner , themeluesja e Kylie Cosmetics, vizitoi laboratorin ku krijohen e produktet e kompanisë së saj, ne Milano, Itali.

Ajo ndau disa postime në rrjet duke treguar disa nga momentet e kësaj vizite. Të shpejta kanë qënë reagimet kritikuese të ndjekësve ku e “kryqëzojnë” Kylien se përse nuk ka veshur doreza gjatë vizitës, pasi ky është një rregull themelor nëse viziton një laborator.

Ajo kishte si qëllim për të treguar që dëshiron të jetë aty për të perfeksionuar produktet përpara se të jenë gati, por ndjekësit e saj nuk impresionuan nga videoja, ku shumë veta theksuan se ajo ishte duke përzier dhe testuar produkte duke injoruar procedurat themelore të shëndetit dhe sigurisë. Kylie shihet në video duke provuar produkte në duar, dhe duke bërë përzierje të ndryshme pa doreza.

Madje gjithashtu ju vu në dukje që nuk kishte veshur as një rrjetë për flokët, që është gjithashtu rregull. Postimi i saj në Instagram u përmbyt shpejt me komente nga ndjekësit që e vunë në dukje edhe këtë gjë, dhe kishte disa që iroznizuan duket pyetur nëse duhet të prisnin flokët e Kyliet në produktet e reja.