Jun 8, 2022
 in 
Makeup

Pyetje që bëjmë shpesh për buzëkuqët

N

ë këtë artikull do lexoni disa nga pyetjet më të zakonshme lidhur me të kuqin e buzëve. Pse jo, nëse keni pyetje të tjera, jemi të lumtura t’ju vijmë në ndihmë. Na shkruani në Insta Direct https://www.instagram.com/revistakozmetike/?hl=en .

Çfarë e bën një buzëkuq të zgjasë? Buzëkuqët që zgjasin gjatë përmbajnë vaj silikoni, i cili vulos ngjyrën e buzëve. Shkëlqyesi i buzëve zakonisht vjen në përmasa të ndryshme të të njëjtëve përbërës si buzëkuqët, por ka më pak dyllë dhe më shumë vaj për t’i bërë buzët më me shkëlqim.

Si mund të parandalojmë transferimin e buzëkuqit gjatë puthjeve? Pyetje me vend. Sa më shumë puthje paçi vajza! Vendosni buzëkuq long lasting ose “no transfer” të shmangur “ndarjen” e ngjyrës tuaj të preferuar me personin që po puthni. Shmangni shkëlqyesit. Vini buzëkuq kundra sepse ata janë të formuluar për të mos u mjegulluar duke u puthur.

A është buzëkuqi i dëmshëm për shëndetin? Ne vajzat dhe gratë mbajmë buzëkuq kur largohemi nga shtëpia dhe vazhdojnë ta mbajmë gjithë ditën, ndonjëherë edhe në shtrat. Shumë buzëkuqë përmbajnë plumb, i cili është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe shkakton dëme të pakthyeshme në shëndet. Është normale të bëjmë këtë pyetje dhe të kemi këtë dyshim. Ato shkaktojnë alergji, acarim dhe goditje të buzëve dhe lëkurës përreth. Por jo të gjithë: Zgjidhni produkte të licensuara dhe të çertifikuara.

A mund të vendos buzëkuq çdo ditë? Po vajza, është absolutisht e sigurt të mbani buzëkuq çdo ditë. Sidoqoftë, sigurohuni që të blini buzëkuq me cilësi të mirë dhe të kujdeseni mirë për buzët tuaja. Vendosni një balm buzësh përpara se të vendosni buzëkuq. Mos harroni të hiqni buzëkuqin para se të flini dhe të mbani hidratimin e duhur.

Të kuq buzësh shpesh gjejmë në formulime kremoze, sidomos nëpër socials janë bërë trend. Mund të dëshironi t’i hidhni një sy https://revistakozmetike.al/produktet-kremoze-ne-makeup-cfare-duhet-te-dini/ .