Feb 20, 2023
 in 
Personazh

Rikthimi I Bujshëm I Rihanës

R

ihanna është një nga ikonat e muzikës moderne. Që kur nisi karrierën,çdo këngë e saj është kthyer në hit. Gjithmonë ka pushtuar skenat e mëdha nëpër botë me performaca të guximshme.

Prej disa kohësh, Riri ishte shkëputur nga muzika për tju përkushtuar jetës familjare.

Por më në fund, pas 7 viteve pa performuar live në skenë, këngëtarja vendosi të rikthehej në skenën e Superbowl.

Në disa intervista ajo ishte shprehur se i mungonte shumë publiku dhe ishte tepër e emocionuar për rikthimin e saj.

Performanca e saj ishte më shumë se spektakolare.

Sapo hyri në skenë, ajo ndaloi dhe vendosi pak nga produktet e saj të make up duke bërë kështu një super marketing për brandin e saj “Fenty Beauty”.

Këngëtarja kishte veshur një jumpsuit të kuq nga Loewe dhe një xhup në të njëtën ngjyrë nga Alaia.

Makeup ishte i thjshtë por gjithë vëmendjen e merrnin buzët e kuqe të Ririt. Përsa i përket flokëve, ato ishin të kapura bisht dhe baluke të lëshuara anash fytyrës.

 

Ndërsa filloi të interpretonte këngën e saj të pare, Rihanna hapi zinxhirin e xhupit dhe përkëdheli barkun. Kështu ajo i surprizoi të gjithë duke dhënë lajmin për shtatzaninë e dytë.

Pjesa tjetër e performacës ishte spektakël. Rihanna këndoi në skenën e mahnitshme të Superbowl 12 hite të saj që elektrizuan publikun.

Edhe pse shtatzënë ajo nuk ngurroi ti bashkohej trupës së kërcimtarëve duke i dhënë një super atmosferë performancës.

Rikthimi i Rihanës në skenë ishte ikonik dhe nuk zhgënjeu.

Ndërsa fansat po shpresonin që ajo ti rikthehej sa më shpejt muzikës,këngëtarja e pohoi këtë fakt në një intervistë për revistën Vogue.

Ajo tha se po punon jashtëzakonisht shumë që të sjellë një album shumë herë më impresionues se ai i kaluari.

Klikoni linkun per te lexuar rreth performances se Chiara Ferragnit ne Sanremo.