a herë përdorim shumë produkte në zonën poshtë syrit vetëm për të mbuluar rrathët e zinj të syve? Por zgjidhja më e mirë do të ishte të punonin që ti zhduknim tërësisht. Për ti zhdukur duhet kuptuar shkaku pse ato janë krijuar.

Rrathët e errët të bezdisshëm mund të jenë rezultat i pigmentimit ose skuqjes së brendshme dhe vaskulacionit. Nëse rrathët e errët janë për shkak të pigmentimit, atëherë duhet të kërkoni solucione me përbërës me efekte ndriçuese. Produktet që përmbajnë vitaminë C, hidrokinon dhe acid kojik funksionojnë më mirë. Gjithashtu, kërkoni produkte me retinol në to, sepse retinoli mund të ndihmojë të qetësojë pigmentimin me kalimin e kohës.

Sidoqoftë, nëse rrathët e zinj janë për shkak të skuqjes ose fryrjes, atëherë kërkoni kremra për sytë me kafeinë ose vitaminë K.

Rrathët e zinj mund të reduktohen edhe me ndryshimet e stilit të jetesës.
Gjumi i mirë, hidratimi dhe kremi kundër diellit nën sy mundt ë bëjnë një ndryshim pozitiv sepse faktorët janë gjenetikë dhe mjedisorë.


Për trajtim më intensiv, shpesh përdoret mbushës me acid hialuronik dhe gjithashtu, ndonjëherë kirurgjia nën sy (e quajtur blefaroplastikë e poshtme) për të hequr qesen e syrit.
Kliko linkun per te mesuar disa keshilla te vlefshme per nje gjume cilesor.