do ditë dëgjojmë për produkte të reja që dermatologët këshillojnë që ti fusim në rutinën tonë të kujdesit të lëkurës. Një prej atyre që po përflitet më së shumti në rrjet së fundmi janë peptidet. Po çfarë janë peptidet dhe çfarë funksioni kanë?
.webp)
Peptidet të quajtura ndryshe polipeptide gjenden natyeshëm në lëkurë. Ato janë aminoacide që përbëjnë disa proteina të nevojshme për lëkurën. Më konkretisht, kolagjeni përbëhet nga tre zinxhirë polipeptidikë, kështu që shtimi i peptideve mund të stimulojë lëkurën tuaj për të prodhuar kolagjen. Dhe ju e dini tashmë që kolagjeni ka një rol kuç kur vjen puna te plakja e lëkurës. Edhe pse vetë lëkura prodhon kolagjen, me kalimin e viteve ai fillon të reduktohet dukë bërë të mundur procesin e plakjes dhe së rrudhjes. Pikërisht këtu fillon roli i peptideve.

Ato futen thellë në lëkurë dhe mund ti konsideroheni fare lehtë si një sinjal paralajmërues për qelizat e tjera që të prodhojnë kolagjen dhe elastinë.

Peptidet bëjnë të mundur forcimin e barrierës së lëkurës. Barriera e lëkurës është linja e mbrojtjes së trupit kundër baktereve, rrezeve ultravjollcë, ndotjes dhe toksinave të tjera.

Duke qënë nxitëse të prodhimit të kolagjenit ato shtyjnë procesin e rrudhjes. Peptidet përbëjnë edhe fibrat elastine, një lloj tjetër proteine. Këto fibra e bëjnë lëkurën më të tendosur. Gjithashtu peptidet janë një burim i besueshëm antimikrobik, që do të thotë se vrasin bakteret që shkaktojnë akne.

Çfarë po prisni akoma? Nxitoni të blini kremin ose serumin tuaj me peptide!
Per nje lekure qe shkelqen ju duhen keto serume.Kliko linkun per te lexuar me shume.