ussian lips është një teknikë për të ndryshuar formën e buzëve dhe për ti mbushur ato me filler. Kjo teknikë përfshin injeksione të shumta vertikale në buzë për të krijuar lartësi dhe vëllim ekstrem. Në fund të procesit buzët tuaja do të duken më voluminoze dhe me një formë të veçantë.

Momentalisht kjo është një nga metodat më të kërkuara nga vajzat qe përdorin fillers. Megjithatë estetistët kanë dalë në konkluzionin që jo çdo vajzë mund të ketë Russian lips. Duke qënë që kjo teknikë sjell ndryshimin e formës aktuale të buzës,duhet të përshtatet me disa tipare të caktuara të fytyrës.

Teknika bën të mundur shtimin e lartësisë së buzëve duke i ngritur ato vertikalisht. Kjo e bën atë të jetë e përshtatshme për dikë që ka një filtrum më të gjatë dhe për ata që kanë një buzë të sipërme shumë të hollë. Filtrum quhet distanca midis hundës dhe buzës së sipërme.

Aspekti më i rrezikshëm i kësaj teknike është rreziku shumë i madh i okluzionit vaskular, për shkak të anatomisë së buzës dhe këndit të gjilpërave. Një okluzion vaskular është kur gjaku nuk është më në gjendje të kalojë nëpër një enë gjaku sepse është i bllokuar me mbushës. Gjithashtu metoda ruse është më e prirur për të formuar gunga me flluska të cilat mund të jenëtë pakëndshme dhe të dukshme.

Nga të gjitha teknikat që përdoren për shtimin e volumit të buzëve, teknika ruse është konsideruar si më e rrezikshmja pasi vendi i injektimit ndodhet afër arterieve labiale superiore që formojnë një rrjet rreth buzës së sipërme.
.jpg)
Për të marrë vëllimin që është kaq i mrekullueshëm me buzët ruse, zakonisht kërkohet një mbushës HA shumë më i trashë. Kjo bën lëvizjen e buzëve më të vështirë dhe më pak të natyrshme.

Nëse keni ndërmend të përdorni fillers, mjekët këshillojn ëtë ruani formën natyrale të buzëve.
Lexoni me shume rreth efekteve anesore te fillers duke klikuar linkun.