Aug 16, 2022
 in 
SkinCare

Rutina e kujdesit të lëkurës sipas moshes: Të 20-tat

J

eni shpërndarë në jetën tuaj mes studimit, të dalësh me miqtë si dhe të hysh në botën e punës? Pavarësisht këtyre zgjedhjeve të vështira, çehrja juaj është ende e freskët dhe tekstura e lëkurës tuaj mjaft delikate. Tani është koha e duhur për të prezantuar një rutinë të shpejtë dhe të lehtë. Në këtë fazë, acidi hialuronik, acidi glikolik dhe acidi salicilik janë përbërësit e duhur për të mbajtur lëkurën tuaj të duket e re!

Pastrimi
Mes maskarës, fondatinës, djersës dhe ndotjes, lëkura juaj duhet të marrë frymë. Pastrimi i thellë është pikërisht ajo që ju nevojitet për të hequr qafe të gjitha mbetjet e make-up-it para se të shkoni në shtrat. Nuk ka asgjë më të mirë për një çehre rrezatuese!

Trajtimet
Papërsosmëritë, shenjat e lodhjes... Mund të jenë manifestime të herëpashershme, ama kur janë aty, duam vetëm t'i heqim qafe! Trajtimet e e përqëndruara apo formulat aktive do të jenë aleatët tuaj të bukurisë!

Hidratimi
Hapi i parë në parandalimin e rrudhave është hidratimi. Mos e harroni kurrë sepse lëkura juaj është e lëmuar dhe tani është koha për ta ndihmuar atë të qëndrojë sa më gjatë e tillë. Lëreni veten të tundoheni nga një formulë afatgjatë ose të pasur me përbërës aktivë dhe arrini një çehre të shëndetshme dhe rrezatuese!

Mbrojtja
Gjatë gjithë vitit, rrezet UV nxisin plakjen e parakohshme. Kështu që mendoni të mbroni lëkurën tuaj të bukur nga rrezet e diellit, jo vetëm në verë! Aplikoni një krem me SPF para make-up-it, ai do të veprojë si një mburojë për të vonuar sa më shumë rrudhat e para.

Këto hapa janë shumë të rëndësishëm, pasi kujdesi ndaj lëkurës në të 20-tat është aq thelbësor për jetgjatesinë e freskisë së lëkurës tuaj.