ë gjitha e pëlqejmë edhe më shumë fytyrën tonë pasi bëjmë një trajtim. Lëkura ndihet më e pastër, më e kuruar dhe më e gjallë.

Një nga trajtimet më të frekuentuara kohët e fundit është trajtimi me Hydrafacial. Është një proces i thjeshtë dhe pa dhimbje që lë pas vetëm një skuqje të lehtë.

Vet Hydrafacial është një aparaturë bashkëkohore e cila kombinon pastrimin, heqjen e pikave të zeza, eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe hidratimin e saj në një kohë shumë të shkurtër dhe pa dhimbje.

Ky trajtim mundëson kombinimin e benefiteve të dermoabrazionit me peeling kimik me anë të aplikimit të serumeve hidratuese, të cilat rehabilitojnë lëkurën duke i dhuruar një pamje më rinore.
Vlen të theksohet fakti që kjo është aparatura e vetme e cila ofron dermoabrazion me hidratim, pra pa shkaktuar irritim apo tharje të lëkurës.

Ҫfarë do të sjellë ky process për ju?
Hydrafacialpremton të sjellë këto të mira për lëkurën tuaj:
- Përmirësim i teksturës së lëkurës
- Trajtim i lëkurës së yndyrshme
- Eleminim i poreve të zgjeruara
- Rikthim i elasticitetit të lëkurës
- Balancim i tonalitetit
- Eleminim i rrudhave të mimikës
- Eleminim i njollave kafe
Në ndryshim nga të proceset e tjera, Hydrafacial nuk irriton aspak lëkurën dhe shmang procedurat invasive. Ai është i përshtatshëm për çdo lloj lëkure duke pasur aftësinë të shfaqë rezultate të menjëhershme.

Lexoni me shume per Dermapenin si nje nga trajtimet me efikase duke klikuar linkun.