Mar 9, 2023
 in 
Studime

Ҫfarë është PCOS?

S

humë shpesh trupi na jep sinjale që diçka nuk shkon mirë brenda nesh dhe ne i injorojmë duke i quajtur gjëra të vogla.

PCOS është sindroma e vezores policistike. Kjo do të thotë se vezoret tuaja janë të rrethuara nga kiste.

Është një nga sëmundjet më të shpeshta te gratë dhe ato arrijnë ta zbulojnë që e kanë vetëm kur tentojnë të mbesin shtatzënë.

‍

Cilat janë disa nga simptomat që mund të dalloni nëse keni PCOS?

Së pari periodat e çrregullta dhe me shumë dhimbje janë një sinjal që nuk duhet anashkaluar.

Shumica e grave me PCOS janë mbi peshë dhe e kanë shumë të vështirë ta humbasin atë. Ato mund të vuajnë gjithashtu nga diabeti dhe rezistenca e insulines.

‍

Rënia e flokëve është një tjetër sinjal. Pagjumësia e theksuar gjithashtu.

Gjithashtu nga çrregullimi i hormoneve, do tju shfaqen akne në pjesën e mjekrrës.

Një tjetër sinjal tipik që paralajmëron PCOS është shfaqja e qimeve poshtë mjekrës. Shumë vajza kanë treguar se as lazeri nuk i ka ndihmuar dot me to.

Depresioni është një tjetër pasojë e kësaj sëmundje. Gjithashtu do përjetoni shumë luhatje humori.

 

Nëse keni disa prej këtyre sindromave, mos nguroni të bëni një vizitë te gjinekologu.

‍

Lexoni artikullin per disa keshilla qe do tju duhen gjate diteve tuaja te ciklit menstrual duke klikuar linkun.

‍

‍