Apr 14, 2023
 in 
Estetikë

Ҫfarë nuk duhet të bëni përpara se të përdorni filler?

F

illers janë një nga trendet e momentit në botën e të bukurës. Shumë njerëz kanë arritur të rregullojnë me to imperfeksionet pa ju nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Nëse keni vendosur tashmë se do të përdorni filler më poshtë do të gjeni një listë me këshilla se si duhet të veproni përpara se të shkoni te estetistja juaj.

Një javë përpara takimit duhet të ndërprisni ilaçe si: Ibuprofen,Motrin etj. Gjithashtu një javë përpara nuk duhet të merrni as suplemente.

Dy ditë përpara takimit filloni të mos përdorni tretinoinë, retinol si dhe produktet Anti Age.

Shmangi depilimin në zonat ku do të aplikoni fillers.

24 orë përpara aplikimit të fillers mos konsumoni alkool.

Mos aplikoni fillers nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën tuaj. Gjithashtu nëse keni alergji të ndryshme, lajmëroni mjekun përpara procedurës.

Është mjaft e rëndësishme që përpara se të vendosni për fillers të informoheni mbi mjeken dhe produktet që ajo përdor. Përpiquni të vendosni sasinë e duhur të mbushësit pa ekzagjëruar tiparet tuaja.

Klikoni linkun per te lexuar me shume rreth trendit te Russian Lips filler.