Mar 29, 2023
 in 
Estetikë

Ҫfarë nuk duhet të bësh kur sapo ke bërë një trajtim fytyre?

S

a herë na ndodh që pasi bëjmë një trajtim fytyre,përveç kënaqësisë që marrim duke e parë fytyrën të kuruar,jemi dhe të painformuar se si të kujdesemi më tej për të. Në këtë artikull do të gjeni një listë gjerash që nuk duhen bërë, kur sapo ke bërënjë trajtim fytyre.

Së pari mos nxitoni të shkoni direkt në palestër. Lëkura e sapo trajtuar mund të reagojë keq ndaj djersitjes së tepërt.

Së dyti mos përdorni make up të rënduar. Sapo e keni pastruar thellësisht lëkurën tuaj nga një profesionist, kështu që mund të duket paksa e kuqe dhe e njollosur, por rezistojini dëshirës për të kërkuar korrektorin. Qëndroni larg grimit të rëndë për disa ditë pasi poret tuaja janë më të hapura se normalja dhe më të ndjeshme ndaj baktereve dhe akneve. Rekomandohet gjithashtu të pastroni të gjitha mjetet tuaja të grimit përpara se të aplikoni grim për të parandaluar problemet e lëkurës.

Së treti mos përdorni scrub. Lëkura juaj priret të jetë shumë e ndjeshme ditët e para, pas trajtimit. Scrubi mund të shkaktojë acarim në fytyrë.

Së katërti shmangni eksfoliuesit dhe maskat që mund të bëni në shtëpi. Produktet e ashpra të kujdesit të lëkurës mund ta irritojnë atë. Qëndroni larg retinolit dhe acidit salicilik për disa ditë dhe lëreni lëkurën tuaj të jetë e qetë.

Së pesti mos lini rrezet e diellit të depërtojnë në lëkurën tuaj. Ato janë mjaft të dëmshme për fytyrën tuaj. Megjithatë, kur lëkura juaj është trajtuar intensivisht, ajo është më e ndjeshme ndaj dëmtimit të diellit.

 

Klikoni linkun per tu informuar me shume rreth Dermapen, nje trajtim mjaft i njohur per fytyren.