kishit menduar ndonjëherë se sa shumë i përcillni të tjerëve me anë të buzëve? Mënyra si qeshni, si mërziteni, si joshni tregojnë shumë për ju.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi në internet forma juaj e buzëve bën një përshkrim shumë të mirë të personalitetit tuaj. E vërtetojmë?

Pasi të lexoni artikullin na thoni nëse arritëm të të përshkruajmë personalitetin.
Buzë normale dhe natyrale
Nëse nuk keni buzë as shumë të holla as shumë të trasha dhe në formë të balancuar hyni në këtë kategori.
Fiks ashtu si buzët ju jeni një njeri i qëndrushëm. Ju nuk jeni shumë emocional. Kjo e bën të lehtë për ju që të ruani qetësinë në situata ekstreme. Gjithashtu, ju jeni një dëgjues i shkëlqyer. Dhe këshillat tuaja kanë vërtet shumë vlerë.

Buzë shumë të holla
Nëse të dyja buzët tuaja janë të holla, ju jeni një njeri që i pëlqen vetmia. Fakti që e shijoni aq shumë vetminë, ju bën më tërheqës në sytë e të tjerëve.
Përsa i përket karrierës, menaxhimi i parave dhe biznesit nuk është pika juaj e fortë.

Buzë të plota e të fryra
Ju pëlqen shumë që e gjithë vëmendja të jetë mbi ju. Por kjo nuk ju bën egoistë. Kërkoni përsosmërinë dhe bukurinë në të gjitha gjërat e mundshme.

Buzë në formën e harkut të kupidit
Jeni oratorë super të mirë. Nëse filloni të flisni keni aftësinë të të hutoni tërësisht.Madje falë kësaj aftësie, arrini të bindni të tjerët tju falin edhe atëherë kurse meritoni!

Buzë edhe të holla edhe të trasha
Nëse buzët tuaja nuk janë të balancuara, ju jeni njeri tepër emocionalë. Aspak materialist. Madje irritoheni nga kjo fjalë. Gjithashtu jeni stoikë kur bëhet fjalë për marrje vendimesh. Nëse e thoni njëherë, nuk ka shans ta ndryshoni më.

Buzë me maja të theksuara
Ju jeni shumë të ndjeshëm ndaj gjithçkaje. u pëlqen të ndihmoni njerëzit në nevojë dhe jeni të dhembshur për gjendjen e tyre. Nëse njerëzit ende besojnë se kjo botë është një vend i mirë, kjo është për shkak të njerëzve si ju.

Buzë në formën e shkronjës V
Krijimtaria është pika juaj më e fortë dhe me anë të saj shprehni çdo gjë që ndjeni. Jeni të shoqërueshëm.
Keni një aftësi të paparë për të mbajtur mend shumë shumë gjëra, madje edhe vogëlsira të parëndësishme

Klikoni linkun per te lexuar me shume rreth lip Balms qe duhet te perdorni per buzet tuaja.