doshta jo gjithmonë i besojmë horoskopit dhe atë çfarë ai thotë për ne. Por ndonjëherë jemi thjesht kuriozë të dimë se çfarë parashikojnë yjet për ne.
Hidhini një sy kalendarit të dashurisë dhe mësoni se çfarë thotë muaji jot i lindjes për dashurinë.

Nëse keni lindur në janar, ju jeni mjaft romantikë. Kur gjeni atë që quani të duhurin,jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të. Prioriteti juaj më i madh është gjithmonë ta mbani të lumtur partnerin. Gjithashtu keni aftësi të mahnitshme për të ruajtur paqen në shtëpi.

Të lindurit në shkurt, duan gjithmonë të gjejnë diçka të veçantë. Ndonjëherë vetëm për të pasur një marrëdhënie jashtë monotones, zgjidhni partnerin e gabuar dhe përfundoni duke u lënduar.

Personat që lindin në mars e kanë pak të vështirë të mbajnë një marrëdhënie të qëndrueshme.Ju bini shpejt në dashuri, por po aq shpejt ndryshoni mendje.

Të lindurit e muajit prill janë karizmatikë dhe kokëfortë dhe kjo i bën njerëzit të fiksohen pas tyre. Ndërkohë për ata është e vështirë të vendosin por më pas e mbysin partnerin me dashuri.

Nëse kenil indur në muajin maj, ju jeni ekstremisht besnikë dhe të kujdesshëm ndaj personit që doni. Prandaj dëshironi të investoni ndjenjat tuaj në një partner i cili ka synime afatgjata.

Nëse qershori është muaji juaj i lindjes, ju jeni një romantike e pashpresë. Por njëkohësisht keni vazhdimisht ndjenja të forta xhelozie. Krijoni balancë. Gjithashtu harroni dhimbjet e së kaluarës pasi ju pengojnë vazhdimisht të krijoni njohje të reja.

Të lindurit e korrikut dashurojnë fort dhe janë gati të shkojnë deri në hënë për të dashurin e tyre të zemrës. Por duke qënë se e përballojnë shumë mirë dhe vetminë,e kanë të vështirë të shprehin totalisht ndjenjat e tyre.

Për të lindurit e gushtit, martesa është e shenjtë. Edhe pse pak xheloz, ata krijojnë balancën duke zgjedhur të shohin më të mirat e partnerit të tyre.

Nëse keni lindur në shtator ju jeni social dhe është shumë e lehtë për ju të gjeni partnerin ideal. Problemi qëndron se pasi krijoni lidhjen, ju prireni të mbylleni në vetvete duke dashur të zgjidhni gjithë problemet vet.

Ata që kanë lindur në muajin tetor janë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj partnerit tëtyre. Por kanë tendencën që të lëndohen edhe nga gjërat më të vogla.

Të lindurit në muajin nëntor janë introvert dhe e kanë shumë të vështirë të gjejnë partnerin ideal. Gjithashtu jeni shumë emocionalë. Përpiquni të filloni të kuptoni që ndonjëherë të bën mirë të kesh një sup ku të mbështetesh në ditë të vështira.

Njerëzit e lindur në dhjetor kanë një jetë personale shumë të bukur. Prandaj dhe të tjerët tërhiqen lehtë nga ata. Në lidhjet e dashurisë, të lindurit në dhjetor janë me fat. Ata janë mishërimi i besnikërisë.

Klikoni linkun per te marre me shume informacione rreth showbizzit dhe te bukures.