Apr 3, 2023
 in 
Personazh

Ҫfarë trajtimesh përdor Kriss Jenner për fytyrën?

K

riss Jenner është një figurat më të përfolura të showbizzit botëror. Duke qënë pjesë e familjes më të famshme,ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Si të gjitha anëtaret e familjes Kardashian, edhe Kriss ka një rutinë strikte për kujdesin e imazhit të saj. Dhe në fakt, duket sikur koha ndaluar për të. Të gjithë jemi kuriozë se çfarë trajtimesh bën për të mirëmbajtur fytyrën dhe lëkurën e saj. Më poshtë do të zbuloni se cili është trajtimi sekret që Kriss Jenner preferon.

Doktori i saj,Simon Ourian vendosi të publikojë një video të Kriss ndërkohë që ajo po zhvillonte këtë procedurë. Duke e quajtur kënaqësi dhe vlerësim faktin që po kujdesej për lëkurën e saj, ai zbuloi se trajtimi që Jenner preferon është Coolaser Skin Resurfacing.

Në fakt ky është një trajtimet më të preferuar të vipave botëtorë. Ai konsiston në shpimin e lëkurës në disa çarje super mikroskopike në mënyrë që të depërtojë në inde.Dhe lëkura shërohet shumë më shpejt se sa kur përdor laser.Ky trajtim shërben për çdo gjë, nga shenjat e akneve, strijat dhe shenjat e lindjes deri te njollat ​​kafe dhe rrudhat. Dhimbja është minimale dhe gjatë procesit lëkura mësohet duke bërë që pas 5 minutave të para mos të ndjeni më gjë.

Kriss Jenner e përdor këtë proces për të rikuperuar lëkurën e dëmtuar nga dielli dhe për të sfumuar shfaqjen e pore të mëdha. Ajo shprehet se e bën çdo gjashtë muaj Coolaser dhe është mjaft e kënaqur.

 

Kliko linkun per te lexuar me shume rreth Dermapen dhe se cilat jane benefitet e ketij trajtimi.