e siguri keni parë një palë çizme të mëdha të kuqe gome në të gjitha rrjetet sociale. Dhe ndërsa ka shumë reagime të përziera rreth krijimit të ri MSCHF, duket se interneti e ka përqëndruar gjithë vëmendjen te mënyra më e përsosur për t'i stiluar ato.

Të dizenjuara nga MSCHF, me bazë në Brooklyn, duket se këto çizme kanë sjellë një epokë të re të modës mes nesh. Çizmet e kuqe janë krahasuar me veshjet e Astro Boy dhe me veshjen e Boots The Monkey, nga Dora the Explorer.
"Çizme vizatimore për një botë të lezetshme 3D," lexohet në njoftimin për shtyp të MSCHF.”

Duke u bërë një sensacion viral, çizmet kanë një çmim prej 350 dollarësh.

Pavarësisht komenteve negative apo pozitive në internet,ky dizajn i ri premton të vazhdojë të revolucionarizojë industrinë e modës,duke e bërë atë më argëtuese dhe duke mjegulluar linjat midis realitetit dhe fantazisë.
"Karikaturizmi është një abstraksion që na çliron nga kufizimet e realitetit," tha MSCHF.

Per te mesuar me shume rreth bizhuterive qe do te jene trend kete pranvere, klikoni linkun.