ëse jeni të apasionuar pas make up, me siguri nuk ngopeni duke blerë produkte të reja edhe pse akoma nuk mbaruar ato që tashmë i keni. Ҫdo produkt i ri që del në treg ju josh ta bëni pjesë të koleksionit tuaj të bukur.

Por a duhet të blejmë kaq shumë produkte kur e dimë shumë mirë se disa prej tyre do të skadojnë ende pa u mbaruar?
Zakonisht çdo produkt e ka të shënuar mbrapa paketimit se për sa kohë duhet përdorur pas hapjes.

Nëse nuk e gjeni po ju japim një guidë të vogël se kur mund tju skadojnë disa prej tyre.
Produktet e syve.
Rimelët janë tepër problematikë. Ata skadojnë e thahen brenda gjashtë muajve, prandaj dhe ndonjëherë është më mirë të blesh versionin mini të tyre. I njëjti rregull vlen edhe për xhelin e vetullave dhe eyeliner likuid.

Përsa i përket paletave të syve, këtu jemi me fat. Ato zgjasin shumë dhe pas plot dy vitesh skadojnë.

Produktet që vendosen në sy janë shumë problematikë pasi mund të shkaktojnë inflamacione të rënda nëse nuk përdoren në kohën e duhur.
Produktet e Buzëve
Lip Glossi mund të përdoret për një vit, më pas rekomandohet ta hiqni nga koleksioni juaj.

Ndërsa buzekuqët dhe lapsat e buzëve keni plot dy vite kohë ti nxirrni fundin.

Produktet e Fytyrës
Edhe produktet e fytyrës duan shumë kujdes në periudhën kur i përdorni. Një fondatinë apo korrektor i skaduar mund të lërë pasoja si akne apo dhe irritime të tjera që do tju duhet kohë ti rikuperoni.
Fondatinat dhe korrektorët likuidë zgjasin deri në një vit pas hapjes.

Fondatina në formë pudre mund të përdoret deri në dy vite.

I njëjti rregull vlen edhe për blushin dhe bronzerin.
Një vit për ato likuidë dhe dy vite për ato që vijnë në formatin pluhur.


Pasi te lexoni këtë artikull hidhini një sy produkteve tuaja. A janë të gjitha në rregull?
Nese edhe parfumet jane pasioni juaj, klikoni linkun per te lexuar me shume rreth parfumeve pranoverore qe mund te provoni kete stine.