Jul 15, 2022
 in 
Trendet

Salo Salillari: Si u bënë videot e depilimit virale?

S

alo Salillari është një vazjë shqiptare që numëron gati 500 mijë ndjekës në Tiktok.

Videot e saj arritën të bëhen virale dhe numërojnë miliona klikime dhe pëlqime.

Por për çfarë videosh bëhet fjalë? 

Salo Salillari ka filluar të publikojë video nga përditshmëria e saj, ku ajo ushtron profesionin e estetistes.

Videot e deplimit duket që janë shumë të pëlqyera për audiencën e Tiktokut, prandaj saherë që Salo publikon një video, gjithmonë ato marrin shumë klikime.

Vihet re nëpër komente një audiencë e gjerë internacionale, gjë që përkthehet në sukses absolut për Salon.

Gjithashtu Salo publikon video më të gjata edhe ne Youtube , por patjetër vëmendja më e madhe ngelet në Tiktok.

Ne i urojmë shumë suksese Salos, dhe na gëzon shumë kur shohim vajzat shqiptare teksa ja dalin të kenë sukses në platforma si Tiktoku, ku dihet që audienca është maksimale.