Koleksionit të produkteve që mbajnë emrin Sellma , po i shtohen gjithmonë e më shumë elementë.
Pas highlighterit që Sellmashop solli në sezonin e verës, me 16 tetor erdhi në treg një tjetër produkt shume i dashur për të gjithë ato që grimohen.
Bëhet fjale për lapsin e vetullave, versioni i të cilit ështeë prodhuar në 3 tonalitete.
Ndryshe nga produktet e tjera ky vjen si bashkpunim me Sania Vucetaj. Sania Vucetaj është një tjetër zonje me origjine shqiptare që ka patur sukses me produktin e krijuar nga ajo, SoniaBrowBar.
“Mechanical Brow pencil” bazohet në formën e Lapsit te Microblanding, një formë e sheshtë dhe me maje, për të thjeshtësuar procesin e aplikimit. Ështe miks i pluhurit dhe dyllit dhe nuk ka nevoje për produkt tjeter për ta fiksuar. Qëndron gjatë gjithë ditës dhe përshtatet me tonalitetet e ndryshme të vetullave.
Çmimi i zgjedhur nga Sellma eshte 30€ dhe mund të blihet online tek websiti zyrtar.