ndustria e bukurisë po drejtohet çdo ditë e më shumë drejt një make up të lehtë e të pastër. Kjo mënyrë e të bërit make up i jep një rëndësi të veçantë bazës, pra fondatinës. Është e rëndësishme që ajo të jetë në ngjyrën e duhur, të duket sa më natyrale, të ketë pak shkëlqim dhe te qëndrojë gjatë pa krijuar krisje.
.jpeg)
Për të realizuar bazën perfekte ju duhet patjetër një setting powder. Me anë të saj mund të bëni procesin e baking (të lini disa minuta pudrën në pjesën ku yndyroseni më shumë) ose thjesht të vendosni make up në vend. Ky proces ju garanton që do ta zgjasë qëndrueshmërinë e kremit tuaj pudër. Më poshtë ju japim disa sugjerime se cilat janë disa nga setting powders më të mira aktualisht në treg.

Fenty Beauty Pro Filt'r Instant Retouch Setting Powder
Me një gamë të larmishme të toneve të lëkurës, kjo pudër vjen në tetë nuanca, duke filluar nga kafja (shumë e thellë) deri te e bardha (e lehtë me nuanca të ngrohta) dhe toni i tejdukshëm universal.
Ajo bën një punë fantastike duke thithur yndyrën pa u ndjerë e rëndë. Lë një efekt mat dhe ofron një përfundim natyral kur përdoret për rregullimin dhe vendosjen në vend te grimit.
.jpeg)
Laura Mercier Translucent Loose Setting Powder
Ky produkt do të ndryshojë komplet procesin e make up. Siguron mbulim mat gjatë ditës pa u dukur e trashë dhe e futur në pore. Gjithashtu vlen të theksohet sesa e lehtë ndihet pudra gjithë kohës. Nuk ndryshon ngjyrën e bazës tuaj dhe make up do të zgjasë për gjatë. Edhe pse kushton pak, ajo zgjat relativisht ne kohe.
.jpeg)
Huda Beauty Easy Bake Loose Baking & Setting Powder
Është një nga produktet virale të Tik Tok që ja vlen totalisht për efektin që ka. Blerësit e kanë cilësuar si produktin më të mirë të krijuar nga Huda Beauty.I projektuar për t'u përdorur për pjekjen e bazës,ai jep një përfundim mat me vetëm një prekje shkëlqimi, duke i dhënë lëkurës dimension dhe një pamje natyrale, madje ka edhe veti delikate për korrigjimin e ngjyrave.
.jpeg)
Kliko linkun per tu informuar me shume rreth disa prej furcave me cilesore te make up.