ezoni i Demit ka ardhur. Çdo vit, afërsisht midis 20 prilli dhe 20 maj, dielli lëviz nëpër shenjën e dytë të zodiakut.
_1647280208870_1647280229441.webp)
Nëse do të pyesnit një dem se cila do të ishte jeta perfekte për ta, përgjigja me siguri do të ishte një vaskë e mbushur plot me vajëra esencialë dhe pak ushqim të mirë. Por cilat janë karakteristikat kryesore të kësaj shenje?

Demi konsiderohet si një nga shenjat që e vlerësojnë lekun dhe gjërat materiale. Ato duan të jetojnë mirë e për këtë janë gati të përveshin mëngët e të punojnë fort. Ata janë ambiciozë dhe të fokusuar.

Siguria është parësore për Demin dhe çdo kërcënim për stabilitetin e tyre do të duhet të zhduket sa më parë. Si një shenjë toke,ai pasqyron natyrën e palëkundur dhe besnike. Demi i jep përparësi qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë në të gjitha fushat e jetës.

Demet dinë të japin dashuri dhe mbështetje pa pritur të marrin të njëjtën gjë mbrapsht. Sa për sherre, demët nuk do ti shihni shpesh në situata të tilla. Ata janë mjeshtra në artin e injorimit dhe së të ecurit përpara.

Gratë e shenjës së demit janë të pavarura, inteligjente,dominante dhe ambicioze. Gjitashtu vlen të shtohet se është e vështirë të gjesh një të dashur më të mirë se demi. Ato nuk luajnë me ndjenjat madje janë tepër të qëndrueshme. Vlerësojnë në maksimum dashurinë.

Një e metë e demit? Urrejnë ndryshimet! Si një shenjë shumë stabile, ndryshimi i tremb dhe duan shumë kohë të përshtaten më gjëra tëreja. Preferojnë të qëndrojnë në zonën e tyre të komfortit pa rrezikuar shumë.