orphe është një nga firmat më të njohura në industrinë e bukurisë. Prej shumë vitesh ka qënë dominuese në treg duke lançuar një gamë të gjerë produktesh dhe duke qënë e preferuara e shumë individëve. Ndër produktet e saj më të shitura janë paletat e syve, furçat cilësore si dhe lapsat e buzëve.

Mirëpo blerësit janë shokuar nga lajmet e fundit që vijnë nga kjo kompani. Burime zyrtare konfirmojnë faktin që Morphe ka falimentuar dhe do të mbyllë së shpejti të gjitha dyqanet e saj në SHBA.Të gjithë punonjësit e saj janë shkarkuar nga detyra.Edhe pse ky lajm erdhi papritur, të gjithë kishin nuhatur diçka sepse kohët e fundit në dyqanet e Morphe kishte 80 përqind ulje.

Morphe është krijuar në vitin 2008 nga dyshja Chris dhe Linda Tawil dhe është konsideruar gjithmonë si një firmë cilësore me çmime ekonomike.Gjithashtu ata gjithmonë kanë eksperimentuar duke krijuar produkte në bashkëpunim me njerëz të famshëm, influencers ose make up artistë. Por strategjia e partneritetit të Morphe dështoi pasi klientët filluan të kishin kritika për bashkëpunëtorët e saj.

Në një përpjekje për të zgjeruar biznesin përtej bashkëpunimeve me ndikim, Morphe u riemërua si Forma, një inkubator i markës së bukurisë, në 2020.
Por edhe kjo përpjekje dështoi dhe në 12 janar 2022, u publikua lajmi se Forma po aplikon për falimentim si pjesë e blerjes së saj nga investitorët.

Por edhe pse dyqanet e Morphe po mbyllen, klientët ende mund të blejnë markën në internet dhe te aksionerët.
"Ne kemi marrë vendimin strategjik për të rritur fokusin tonë në operacionet e shitjes me shumicë të Kompanisë në vazhdim. Ne besojmë se ky ndryshim do ta pozicionojë Morphe për të konkurruar më mirë në botën e gjerë të bukurisë dhe për të arritur në mënyrë më efikase klientët tanë ku dhe si blejnë ata."-tha Morphe në një deklaratë.

Klikoni linkun per te pare se si Huda Cattan krijoi perandorine e Huda Beauty.