Mar 6, 2023
 in 
Personazh

Shokuese, ja çfarë i ndodhi Selenës pas sherrit me Hailey Bieber

P

o bëhet një muaj që interneti vlon nga lajmet për ngacmimet bullizuese që Hailey Bieber, Kylie Jenner dhe Kendall Jenner bënë ndaj Selena Gomez.

Këngëtarja i përballoi me qetësi sulmet e vajzave dhe deklaroi se nuk kishte më moshë të merrej me deklarata të tilla dashakeqëse.

Pa dashur Selena Gomez është kthyer në fenomenin e momentit. Ndjekësit nëpër platforma sociale filluan një fushatë që ta bënin Selenën femrën më të ndjekur në Instagram dhe ja dolën. Ajo tashmë numëron tashmë 393 milionë ndjekës. Një rekord pas Ronaldos dhe Messit.

Gjithashtu dhe linja e saj e make up ka rritur shitjet. Marketingun ja kanë bërë vetë fansat Selenës duke përdorur sa më shumë produktet e saj nepër video në shenjë mbështetje ndaj saj kundër bullizimit nga Hailey dhe shoqet e saj.

Shumë personazhe të njohur mbajtën qëndrim ndaj modeles Hailey Bieber duke mos e ndjekur më në Instagram në shenjë revolte.

Demi Lovato, Lady Gaga,Miley Cyrus, Jenna Ortega, Jennifer Lopez, Rihanna, Harry Styles. Të gjithë këta personazhe dolën hapur në mbrotje të Selenës.

Nga ana tjetër ajo ka humbur 1 milion ndjekës në Instagram.

A do të ketë zhvillime të reja? Na mbetet veçse të presim!

Kliko linkun per te lexuar me shume mbi zenken e Selenes dhe Hailyet,