humë prej jush keni dëgjuar për brandin e make up, Huda Beauty. Kjo linjë është krijuar nga make up artistja e njohur Huda Cattan. Por të krijosh diçka të tillë nuk është aspak e lehtë.Ju shihni vetëm produktin final por nuk dini historinë pas tij.

Huda Cattan është një sipërmarrëse shumë e suksesshme tashmë dhe kjo është historia e saj sesi arriti nga hiçi të krijonte një perandori.

Ajo ishte një studente shembullore në financë pasi prindërit e kishin detyruar të zgjidhte një degë serioze që do ti siguronte të ardhura të mira.Edhe pse shkëlqeu në shkollëe ndjente se diçka brenda saj nuk ishtë në rregull.
Në 2008 për shkak të disa problemeve financiare, Huda shpërngulet së bashku me të fejuarin e saj në Dubai.

Në një kompani aty, detyra e saj ishin marrëdhëniet me publikun. Kjo puna zgjati vetën dy javë sepse Huda Cattan dha dorëheqjen pasi kuptoi që nuk ishte diçka që e bënte me pasion.
Në 2009,edhe pse ndihej e humbur dhe me shumë pak të ardhura, ajo kuptoi diçka. Nëse donte të ishte e sukseshme duhet të bënte patjetër një gjë që e kishte pasion. Vetëm pasioni do ta motivonte mjaftueshëm për të vazhduar përpara.
Motra e saj e nxiti të shkonte të studionte për make up, një pasion i saj i vjetër. Pasi mori çertifikatën, ajo menjëherë hapi bloggun e saj “Huda Beauty”. Dhe njëkohësisht punonte si make up artist në sallone të ndryshme.

Kështu Huda u bë një eksperte në make up, filloi të krijonte tutorial dhe të jepte këshilla në blogun e saj. Më ne fund kishte gjetur pasionin e saj.

Megjithatë të ardhurat e saj nuk ishin në gjendje të mirë. Nga blogu ajo akoma nuk fitonte dhe paratë e vetme që kishte ishin nga puna si make up artist.

Në 2010,motra e saj i dha idenë se tashmë kishte ardhur koha që ajo të krijonte produktet e saj. Madje i dha dhe një shumë parash në formë kredie për ta ndihmuar fillimisht.

Kështu u krijua Huda Beauty dhe produkti i parë që hodhi në treg ishin qerpikët fallco që u bënë shumë të famshëm. Madje dhe vet Kim Kardashian ofroi mbështetjen e saj dhe më pas Huda arriti të fitonte një stendë të vogël te Sephora.

Kështu filloi perandoria e bukurisë së Huda Beauty. Sot ajo është mjaft e sukseshme dhe shitjet e saj arrijnë në nivele të frikshme.

Huda Beauty është shembulli konkret që nëse pasioni juaj është shumë i fortë, mund të realizoni gjëra të mëdha.
Lexoni me teper per shndrrimin e Adele gjate viteve duke klikuar linkun.