Jun 21, 2021
 in 
Estetikë

Si formohen rrudhat?

R

rudhat nuk janë asgjë tjetër përveç se palosje e lëkurës. Janë vija të holla që zhvillohen në pjesët e trupit më të ekspozuara ndaj diellit si fytyra, qafa, duart dhe parakrahët. Ekspertët thonë që vijnë nga disa faktorë, më shumë sesa vetëm një. Duam të ndajmë me ju shkaqet që kontribuojnë në formimin e rrudhave dhe vijave të holla në fytyrë:

Procesi normal i plakjes: Ndërsa vitet kalojnë, prodhimi i kolagjenit zvogëlohet dhe lëkura e pjekur e grave dhe burrave humbet elasticitetin. Në këtë mënyrë jemi më të prirur për fillimin e çarjeve dhe linjave pak a shumë të theksuara

Ekspozimi në diell: Rreth 80% e rrudhave në fytyrë formohen për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve UV të diellit, të cilat janë shumë të dëmshme. Ekspozimi afatgjatë gjithashtu ju çon në pigmentim, ulje të elasticitetit të lëkurës dhe zverdhje. Mos rrini në diell girls!

Duhanpirja: Pengon enët e gjakut me kalimin e kohës dhe dëmton furnizimin e rregullt me ​​gjak të lëkurës. Ka edhe një efekt të pakëndshëm matifikues.

Gjenetika: Nëse prindërit tuaj ishin të prirur për rrudha në një moshë të re, ka shumë mundësi që të jeni edhe ju kur të shkoni në atë moshë.

Shprehitë dhe mimikat: A keni vënë re tek vetja çfarë shprehish bëni më shpesh? Rrini si një vajzë e ngrysur apo e qeshur? Dijeni se të gjitha këto lëvizje instiktive mund të kontribuojnë në formimin e vijave të imëta dhe rrudhave. Sa që përdornim ndonjë muskul të fytyrës, formohet një lloj “grope” nën sipërfaqen e fytyrës. Kur jemi të reja, lëkura na kthehet vetë në pozicionin e saj natyror. Por me kalimin e viteve ky proçes ngadalësohet.