Mar 1, 2023
 in 
Personazh

Si ka ndryshuar Shakira ndër vite

L

e të themi që këto muaj, Shakira ka qënë në qendër të vëmendjes. Ka nxjerrë dy këngë dedikuar ishit të saj, Pique. Gjithashtu ka bërë bujë në rrjet me deklaratat për tradhtinë e tij ndaj saj.

‍

Duke qene se është personazhi i momentit na bëri ti hedhim një sy Shakirës ndër vite.

‍

Shakira ka filluar karrierën muzikore në vitin 1990, në moshën 13-vjeçare.. Sot ajo numëron plot 30 vite në skenë duke qënë gjithmonë e dashur nga fansat për muzikën e saj.

Përsa i përket zërit të gjithë mund ta njohim me sy mbyllur sapo ajo filllon të këndojë me atë zërin e saj të vecantë.

‍

Por edhe në pamje, Shakira i ka qëndruar besnike të njëjtit stil prej vitesh. Një trup elegant, gjithmonë shumë në formë, një fytyrë e imët por me tipare shumë të bukura dhe origjinale. Ka tentuar të guxojë vetëm me ngjyrëne flokut, edhe aty përherë brenda nuancave të bjondes.

I hedhim një sy rrugëtimit të divës së muzikës në këto 30 vite.

Ishte brune kur sapo filloi karrierën , me fkokë të dendur dhe tipare të theksuara.

‍

‍

Në vitin 2000 ajo fitoi Grammyn e saj të parë. Këtë here e shohim bjonde dhe me flokë kaçurrela.

Në 2001 ajo vishte vetem veshje me barkun jashtë sepse donte te tregonte ato lëvizjet karakteristike që bën me belin ndërsa kërcen.

‍

Në vitin 2002 fijet e zeza që vuri në flokët e saj bjondë u kthyen në trend.

‍

Në vitin 2004, Shakira guxoi duke prerë baluke, që e bënin të dukej fiks si një vogëlushe.

‍

‍

2005 e gjeti Shakirën me një look ndryshe. Ajo nuk ishte më bjonde por vendosi ti bënte flokët me fije të cilat e tregonin dhe më natyrale.

‍

Në vitin 2008 Shakira provoi një ngjyrë mjalti për floket e saj kaçurrelë. Trupi vazhdon të jetë në super formë.

‍

‍

Në çmimet Grammy 2009 ajo u shfaq me flokë të shtrirë si rrallë herë dhe shkëlqeu.

‍

Viti 2011 ishte viti i saj, sepse këngëtarja mori yllin e saj në Hollywood Walk of Fame në Los Angeles. Gjithashtu ajo bëri publike lidhjen e saj me futbollistin Pique.

‍

Në vitin 2013 këngëtarja u bë për herë të parë nënë.

‍

Shakira u bë përsëri nënë ne vitin 2015. Ajo duket super në formë edhe pas shtatzanisë së dytë.

Këngëtarja vazhdoi karrierën e saj me koncerte që premtonin një super show. Në pamje qëndroi gjithnjë e njëjta: bjonde dhe me trupin gjithe forma.

‍

Në vitin 2020, Shakira e dogji skenën e Superbowl me performancën e saj elektrizuese së bashku me Jennifer Lopez.

‍

‍

‍

Në vitin 2022 Shakira dhe Pique bënë publike ndarjen e tyre që nuk ishte dhe aq paqësore.

Në fund të vitit 2022, Shakira tregoi se shkaku i ndarjes kishte qënë tradhëtia e futbollistit. Madje publikoi dhe një këngë të quajtur Monotonia që i dedikohet pikërisht lidhjes së tyre.

Sot Shakira është personazhi i momentit me këngën tjetër dedikuar ishit të saj duke i treguar se çfarë ka humbur. Kënga u kthye në trend dhe ishte si nje shuplake e forte per Pique.

Këtë herë Shakira i ka kthyer flokët një një ngjyrë të errët mjalti por përsëri qëndron në nuancat e bjondes. Trupi perfekt si përherë.

Per te lexuar me shume rreth drames se krijuar mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber klikoni linkun.

‍

‍