eta e Meghan Markle nuk ka qenë asgjë më pak se një tren me super shpejtësi që nga takimi dhe martesa me Princin Harry.Të njëjtin evolucion ka ndjekur dhe stili i saj në të veshur, pa dyshim.

Para se të bëhej Dukesha e Sussex-it, Meghan ishte një aktore e njohur për rolin e saj në Suits. E lindur dhe e rritur në Kaliforni,shteti i saj i origjinës ka ndikuar në stilin e saj gjatë gjithë kësaj kohe.

Natyrisht, Meghan i ndryshoi veshjet e saj të Hollivudit për jetën mbretërore, por personaliteti i saj ende shkëlqen . Si në fustanet e saj me mëngë të shkurtra apo modeli i saj modern i modës mbretërore të nusërisë,çdo veshjee saj ka pak aromë Meghan në brendësi.

Pasi u transferuan në Kaliforni, Meghan dhe Harry shijuan stilin e tyre të ri të jetesës së thjeshtë dhe stili i saj gjithashtu u transformua. Meghan filloi të favorizonte veshjet e thjeshta me kopsa dhe shumë xhins. Megjithatë, Dukeshës së Sussex-it i pëlqen ende dukja e saj klasike. Le të shohim si ka ndryshuar stili i saj gjatë viteve të fundit.

Meghan në Hollywood në vitin 2012.

Meghan Markle në New York Fashion Week 2013

Meghan Markle në Vogue Fashion Fund Awards në nëntor 2015.

Markle në fotot e saj të shpalljes së fejesës më Princ Harry në Londër në nëntor 2017.

Dukesha në dasmën e saj në Windsor,maj 2018.


Gjatë një eventi në Pallatin Buckingham në Londër në vitin 2018.

Në vitin 2019 Meghan ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.


Gjatë prezantimit të djalit të tyre të porsalindur.

Kështu dukej Dukesha gjatë një eventi në Londër në vitin 2020.


Në intervistën e famshme me Oprah Winfrey në Californi, mars 2021.

Meghan Markle në New York, shtator 2021


Në Jubileun e Mbretëreshës në Londër 2022, Meghan dukej kështu.
