Aug 30, 2022
 in 
Makeup

Si të bëjmë Face Lift me makeup

R

rjetet sociale janë mbushur plot me video që tregojnë trende të ndryshme në çdo fushë, dhe një ndër trendet që ka bërë bujë shumë të madhe, ka qënë face lift me makeup.  

Po po , është e mundur të bëjmë face lift edhe vetëm me grim. Pratjetër kjo bëhet nëpërmjet disa teknikash dhe zgjat aq sa do të zgjasë grimi juaj, por për rezultatet e bukura që kjo teknikë sjell, ja vlen ta provoni.

Ky makeup i realizuar krah për krah në videon e mëposhtme, është një paraqitje e shkëlqyer vizuale se pse vendosja e blush-it tuaj ka rëndësi. Ne kemi parë video si kjo dhe shumë të tjera që qarkullojnë në rrjetet tona në Instagram dhe TikTok.

Teknika është referuar hapit që në vend që të vendosni blush në mes të mollëzave të faqeve tuaja, ta aplikoni atë në pikat e larta të fytyrës për të krijuar efektin "lifting".

Me këto teknika, do të kuptoni se më pak është në fakt mjaftueshëm, dhe që madje edhe truket më të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Nëse vendosni të konturoni fytyrën tuaj,  sigurohuni që të sfumoni për lart pasi të vendosni ngjyrën. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në ngritjen e fytyrës, por gjithashtu do të parandalojë që konturi juaj të duket si llaç.

Gjithashtu kohët e aplikimit të korrektorit në një trekëndësh të madh poshtë syve kanë ikur, nëse qëllimi juaj është të krijoni "lifting". Në vend të kësaj, aplikoni korrektor në cepin e brendshëm dhe të jashtëm të syrit duke u ngjitur lart për të theksuar dhe për të krijuar efektin e ngritur. Jo vetëm që jep rezultate të bukura, por kërkon edhe më pak produkt dhe mund të përdoret për "no makeup, makeup" ose pamje ultra glam.

Një tjetër truk konturimi që do të ofrojë një shkëlqim rinor është të konturoni . Përpiquni të mos konturoni shumë ballin pasi kjo mbyll fytyrën dhe minimizon atë që syri mund të shohë.