Jul 12, 2022
 in 
Makeup

Si të grimohemi pas të 50-ve

M


e kalimin e viteve lëkura jonë humbet elasticitetin dhe shkëlqimin që karakterizon një pamje të shëndetshme.

Për këtë motiv nëse i keni kaluar të ’50-tat, ose ju duhet të stiloni një të tillë, duhet të keni parasysh disa elemente në grim dhe flokë që i përshtatet karakteristikave të kësaj moshe.

Grimi

Në një makeup cilesor, primeri ështe gjithmone kryesor dhe i pazevendsueshem. Por nëse tek një vajze 20 vjeçe nuk bën shumë diference, tek një grua 50 vjece nuk mund të evitohet absolutisht. Zgjidhni një primer levigues në mënyre që t’ju krijoj baze të njëtrajtshme edhe tek pjesa e rudhave.

Fondotinta 

Zgjidhni një baze të lëngshme pasi nxjerr më pak në pah lëkuren e shënuar nga koha. Evitoni fondotintat në pluhur dhe kompakte, sepse kanë tendencën të mblidhen më shumë mes vizave të rrudhave dhe pas disa minutash efekti i makeupit do jete i kundërt, nga ai i deshiruar.

Syte

Ndonse sytë kanë fuqinë të shprehin emocione të thella dhe të komunikojne pa folur, ato gjithashtu janë të parat që shënojne kalimin e kohes. 

Për këtë, evitoni tonet e ngjyrave extreme , shumë të hapura ose shume të mbyllura, me xixa ose me shumë shkëlqim.

Qendroni më mire tek tonalitet nude, të rozta, tonalitet e kajsise dhe perles. Nëse vendosni të aplikoni eyeliner, mos krijoni modelin cat-eye, por ndaloni me vizen aty ku mbaron syri. Elementi më i rendesishem është rimeli, aplikojeni gjithmone. Ndersa vetullat duhet të jenë të lyera në formen dhe ngjyren që i përshtatet më shumë fytyres, mos e egzgjeroni me tonet e errta, pasi rrezikoni të egërsoni imazhin.

Buzet

Edhe buzët me kalimin e viteve humbasin volum dhe fillojne të krijojne viza të brendshme , ose sic quhet ndryshe “ bar code” . Ndaj evitoni buzekuq me texture matt, dhe glossin me shkelqim. 

Buzekuqet ideal jane ato hidratues. Per sa i perket tonaliteteve mund të eksploroni më shumë se me syte, pasi ngjyrat i japin volum dhe rëndesi buzeve.

Ajo që nuk duhet të mungoj kurrë në një look over 50 është Blushi. Synimi i grimit është të krijoi një pamje të freskët dhe të shëndetshme dhe asnje produkt më shumë se blushi nuk mund ta bëj këtë gjë. 

Floket 

Pas të 40, zakonisht prerja e flokëve duhet të jetë më e përzgjedhur dhe pas të ’50 në pjesën më të madhe duhet të mos mbahen më shumë të gjata. 

Ideale për këtë moshë ështe gjatesia deri tek shpatullat. 

për të ndryshuar look mund të zgjidhni një baluke ose një prerje me shkallëzim. 

Evitoni lyerjen me ngjyra të zeza, të kuqe. Zgjidhni ngjyrat natyrale ose te hapur. Gjithashtu edhe fijet e tonalizuara i japin drite dhe volum fytyres.