ozmarina është kryefjala e momentit përsa i përket kujdesit të flokëve. Vaji i rozmarinës po përdoret gjerësisht nga vajzat së fundmi. Ai I bën flokët më të fortë dhe më të dendur. Gjithashtu bën të mundur daljen e shumë flokëve të reja. Për të parë rezultate duhet ta përdorni rregullisht.

Por përveç vajit një tjetër produkt është kthyer në trend momentalisht.Bëhet fjalë pikërisht për ujin e rozmarinës. Ju mund ta përdorni si një trajtim të përditshëm duke e hedhur në flokë sa herë i krihni apo i stiloni. Sa më shpesh ta përdorni aq më shumë përmirësim do të keni.

.webp)
Ujin e rozmarinës mund ta krijoni fare lehtësisht vet në shtëpi. Ndiqni hapat si më poshtë.
Merrni pak rozmarinë të freskët. Një tenxhere mesatare mbusheni me ujë të nxehtë dhe vëreni të vlojë. Prisni derisa uji të ketë filluar procesin e zierjes dhe hidhni degët e rozmarinës që keni mbledhur.Kujdesuni ta trazoni që të jeni të sigurt që e gjithë bima do të zhytet në ujë. Vërini kapakun dhe lërëni ashtu për 20 minuta fiks.


Pas minutazhit të caktuar, kullojeni ujin dhe hidheni në një shishe që ta keni të lehtë ta spruconi në flokë. Lëreni të ftohtet dhe është gati për pëdorim. Bëni kujdes që ta ruani ujin në frigorifer sepse mund të prishet nga temperaturat e larta.

Provojeni dhe na tregoni rezultatet tuaja.
Shikoni se si duhet te perdorni vajin e kokosit per floket duke klikuar linkun.