Apr 4, 2023
 in 
Estetikë

Si të krijoni vet një Body Shimmer?

V

era po vjen dhe bashkë me të edhe ditët e nxehta në plazh, ku të gjithë mezi presim të marrim atë ngjyrën çokollatë aq të bukur.

Imagjinoni pak, në mbrëmjet e verës, ndërsa dilni në darkë, të keni lëkurën e nxirë dhe të shndrritshme nga xixat. Për këtë ju duhet një Body Shimmer.

Por nëse nukdoni të shpenzoni për të blerë një të tillë mund të krijoni shumë lehtë në shtëpi.

Gjithçka ju duhet është një vaj trupi dhe një highlighter pudër.

Merreni hilghterin dhe shkërrmoqeni duke e kthyer në pluhur. Më pas hidheni të gjithë në vajin e trupit që kishit. Trazojeni fort derisa xixat të përhapen njëtrajtësisht në të gjithë masën.

Dhe ja ku e keni Body shimmerin tuaj. Shijojeni verën.

Nese doni qe vera tju gjej pa celulit, krijoni kete scrub ne shtepi. Lexo me shume duke klikuar linkun.