Flokët bjondë janë kaq të dëshiruara nga shumë vajza. Ato ju bëjnë të ndiheni më të veçanta dhe më të kuruara. Por përpara se të vendosni të dekoloroni flokët tuaj duhet të dini se të kujdeseni për to do tju kthehet në një punë me kohë të plotë. Trajtimet duhet të jenë të vazhdueshme dhe të ndiqni një rutinë strikte. Më poshtë do të gjeni disa këshilla të vlefshme për flokët tuaj bjondë.

Alternoni shampon dhe balsamin tuaj
Kur bëhet fjalë për rikuperim, duhet të bëni patjetër një kombinim efektiv midis shampos dhe balsamit tuaj. Asnjëherë nuk duhet ta teproni me asnjërën prej tyre. Gjithashtu rekomandohet ti gjeni këto dy produkte pa sulfate.

Përdorni shampon lejla
Jo vetëm që është e vështirë të mbash flokët biondë të shëndetshëm, por është gjithashtu e vështirë të ruash ngjyrën e duhur pa i lënë ato të kthehen në ngjyrë të verdhë ose portokalli. Për të ruajtur sa më gjatë tonin që keni është mirë të filloni përdorimin e shampos lejla. Por nuk duhet përdorur shumë shpesh sepse mund ta kthejë nuacën në ngjyrë gri.
.jpg)

Mos e teproni më dekolorantin.
Mbivendosja e dekolorantit është arsyeja më e shpeshtë pse flokët bjondë janë të dëmtuar. Nësee keni dekoluruar njëherë flokun, kërkojini parukieres suaj të punojë me bojë tashmë në atë pjesë të flokut.

Mos i anashkaloni prejet e flokëve.
Prerja e shpeshtë e majave të flokut do tju ndihmojë me rikuperimin e tij. Heqja e pjesëve të djegura dhe të dëmtuara do ti lirojë rrugën flokut të ri dhe të shëndetshëm


Vaji i flokëve është miku juaj i ri më i mirë
Vaji i marulës ka aftësinë unike për të depërtuar thellë në kutikulën e flokëve për shërimin dhe riparimin përfundimtar. Hidhni dy deri në tre pika vaj nëpër skajet e lagura pas larjes dhe para stilimit.


Jini të durueshëm
Zakonisht kur njerëzit duan të kthejnë flokët në ngjyrë bjonde i kap një ndjesi padurimi. Duan bjonden perfekte brenda ditës. Pranojnë ti dekolorojnë flokët disa herë brenda ditës. Dhe kjo sjell dëme fatale. Për të arritur ngjyrën tuaj të deshiruar duhet kohë. Krijoni hapësirë midis dekolorimeve në mënyrë që floku të marrë veten. Prisni dhe më pas kthehuni dhe shikoni se cilat janë opsionet për rregullimin e ngjyrave pa përdorur dekolorant. Ka shumë opsione pa amoniak që mund të ndriçojnë ose ndryshojnë tonin.

Flini në një këllëf jastëku mëndafshi.
Është një investim i denjë për sa i përket flokëve tuaj,veçanërisht nëse keni fije super të çelura. Ky lloj këllëfi jastëku lejon që flokët tuaj të rrëshqasin në vend që të shtrihen, tërhiqen dhe thyhen.

Informuhoni me shume se si ti rrisni floket tuaj me shpejt duke klikuar linkun.