Apr 25, 2023
 in 
Flokë

Si të kujdeseni për flokët tuaj kaçurrela?

T

ë kesh flokë kaçurrela është fat! Të dish ti mirëmbash kërkon shumë kujdes dhe angazhim. Kjo sepse kaçurrelat kërkojne teknika dhe produkte specifike në mënyrë që të duken sa më bukur. Nëse akoma nuk jeni të kënaqura me kaçurrelat tuaja, hidhini një sy këshillave më poshtë.

Lani flokët vetëm atëherë kur është e nevojshme,

Shmangni larjet e shpeshta. Larja e flokëve kaçurrela shumë shpesh mund t'i lërë të thatë, të dredhur dhe të vështirë për t'u menaxhuar. Zgjidhni një shampo hidratuese të krijuar për flokë kaçurrelë.

Mbajeni flokun të hidratuar.

Flokët kaçurrelë janë më të thatë se llojet e tjera të flokëve.  Aplikoni një balsam të trashë pasi të keni larë flokët. Kërkoni një produkt mirëmbajtës që përmban përbërës të tillë si vaj argani, glicerinë ose një alkool yndyror si cetil ose alkool stearil.

Kujdesuni për skalpin tuaj.

Nëse kalon një kohë e gjatë midis larjeve, mund të keni zbokth për shkak të mbiprodhimit të vajit në lëkurën e kokës. Aplikoni shampon kundër zbokthit vetëm në skalpin tuaj dhe më pas lëreni të qëndrojë për 2-10 minuta. Nëse zbokthi fillon të kthehet në një problem serioz për ju këshillohet të takoni dermatologun tuaj.


Krihni mirë flokët tuaj.

Flokët kaçurrela nyjëzohen lehtësisht. Për ti lehtësuar punë vetes gjatë procesit të krehjes, përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë se furçë të krijuar për flokë kaçurrelë. Punoni në seksione për ta bërë më të lehtë shkëputjen.


Mbroni kaçurrelat nga dielli.

Ashtu si dhe për lëkurën, dielli është një armik i fortë për flokët kaçurrelë, Nxehtësia dhe rrezet e dëmshme ultraviolet të diellit mund të thajnë flokët tuaj. Në mënyrë që ti mbroni përpiquni të përdorni produkte kundër nxehtësisë. Këshillohët që flokun ta mbani të hidratuar gjithë kohës. Gjithashtu një pikë e rëndësishme që theksojnë dermatologët është të shmangni totalisht kontaktin me diellin. Këtë mund ta bëni duke përdorur rregullisht një kapele.


Kujdesuni për flokët tuaj edhe gjatë gjumit.

Nëse është e mundur, përpiquni t'i tërhiqni flokët në një bisht të lirshëm sipër kokës ose në gërsheta të lirshme para gjumit për të ruajtur kaçurrelat tuaja dhe për të zvogëluar fërkimin ndaj këllëfit të jastëkut, gjë që mund t'i bëjë flokët tuaj të ngatërrohen keq ose edhe të keputen.

kliko linkun per te lexuaer disa keshilla se si ti rrisni floket tuaj me shpejt.