ëse po ndesheni me pore të zgjeruara në fytyrë, atëherë duhet të krijoni një rutinë strikte për kujdesin e lëkurës. Ndiqni rregullat më poshtë për një trajtim efikas.
.jpg)
Së pari kujdesuni që shumica e produkteve që përdorni të jenë më bazë uji. Përdorimi i këtyre produkteve shmang yndyrën shtesë që hyn drejt poreve. Nëse përdorni produkte me yndyrë, rrezikoni ti zmadhoni akoma dhe më shumë poret tuaja.
.jpg)
Së dyti mos harroni kurrë të lani fytyrën. Edhe nëse nuk keni vendosur grim, duhet të shplani fytyrën pasi duhet të largoni yndyrën e tepërt. Kujdesuni të bëni këtë proces çdo mëngjes dhe çdo darkë.

Së treti bëni pjesë të rutinës suaj acidin salicilik ose ndryshe BHA. Kështu do të bëni të mundur eksfolimin e lëkurës,i cili është një proces me shumë rëndësi për fytyrat me pore te zmadhuara. Eksfoliimi bën të mundur largimin e disa faktorëve që zgjerojnë poret si: papastërtitë,qelizat e vdekura dhe yndyrën e tepërt.

Aplikoni hidratuesin në mënyrë të rregullt sepse një hidratim i mirë pengon në zmadhimin e mëtejshëm të poreve. Bëni kujdes me sasinë e kremit që përdorni.

Gjithashtu mos harroni të vendosni gjithmonë krem dielli me faktor të lartë mbrojtës.Dielli bën të mundur tharjen e lekurës duke sjellë kështu zmadhimin e dukshëm të poreve.

Dhe këshilla kryesore, hani shëndetshëm.Ҫdo ushqim që ju konsumoni pasqyrohet në shëndetin e lëkurës suaj.

Lexoni me shume per ushqimet qe stimulojne prodhimin e kolagjenit ne lekuren tuaj duke klikuar linkun.